Thirrjet për luftë, kryeministri Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit

Aktuale

Thirrjet për luftë, kryeministri Haradinaj i përgjigjet Vuçiqit

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka komentuar shkurt idenë e fundit të Presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bashkimi Kombëtar është projekt i shekujve por në etapën që ndodhemi është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria ta thellojnë bashkëpunimin me t’i heqin pengesat burokratike – ose ta heqin taksën rrugore që ju ka vendosur qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Sipas kryeministrit, do të ishte mirë që ndihmohej lidhja më e fuqishme ekonomie Kosovë-Shqipëri.

Ndërsa sa i përket kërcënimeve nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ushtria është gati për të ndërhyrë në veri të vendit pas operacioneve të policisë, kryeministri u përgjigj.

“Ju siguroj se operacioni, i cili nuk është duke ndodhë vetëm sot, por është duke ndodhë që dy ditë, është operacion në nivel vendi është i drejtuar kundër individëve, të cilët janë të involvuar në trafiqe, kontrabandë, krime të organizuara. Ata janë shqiptarë me vendpune në Jarinjë, Merdare e vende të tjera, janë zyrtarë doganier e të tjerë, është zbatim i ligjit. Ka pasur tentativa me pengu ketë operacion, Policia e Kosovës është e aftë të kryej detyrën e saj. Nuk mundet me pengu ligjin as Serbia as BE-ja sepse po synohet hyrja në BE”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj ka thënë se nuk ka nevojë për një retorikë për luftë nga Serbia, luftimi i krimit të organizuar është e ligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat