Sot është zhvilluar një aksion në Veri të vendit na Policia e Kosovës, aksion ky i cili rezultoi me rreth 30 të arrestuar, shkruan "Bota sot".
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka folur për aksionin e zhvilluar në Veri. Ai ka falenderuar të gjithë pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit që morën pjesë në operacionet e sotme.
Ai me tej thotë se dyshohet se këto vepra penale janë kryesisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, kontrabandimi por edhe vepra të ndryshme të natyrës së krimit të organizuar.
Ja shkrimi i tij:
Shprehë falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit që morën pjesë në operacionet e sotme, si dhe i dëshiroj shërim sa më të shpejtë pjesëtarit të plagosur të Policisë së Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme konkretisht Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë realizuar zbatimin e masave të kontrollit dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Dyshohet se këto vepra penale janë kryesisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, kontrabandimi por edhe vepra të ndryshme të natyrës së krimit të organizuar.
Operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale. Veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë karakter etnik. Ditë më parë operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë/Prizren.