Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative, përfshirë taksën e rrugës

Aktuale

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat administrative, përfshirë taksën e rrugës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t'i largojnë pengesat administrative dhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në rrugën e kombit.

Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar.

"Është me rendësi që Kosova dhe Shqipëria t'i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkret", tha Haradinaj gjatë konferencës me gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat