“Shqiptarët në një shtet”, analistët në Tiranë: Deklarata e Thaçit jashtë konteksti dhe populiste - Bota Sot
“Shqiptarët në një shtet”, analistët në Tiranë: Deklarata e Thaçit jashtë konteksti dhe populiste

Aktuale

“Shqiptarët në një shtet”, analistët në Tiranë: Deklarata e Thaçit jashtë konteksti dhe populiste

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:30
Hashim Thaçi

“Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri”, tha Hashim Thaçi- President i Kosovës

Kjo është deklarata e presidentit Thaçi ditën e shtunë në Has të Krumës. Ndërkohë analistët politike, e shohin këtë deklaratë të kreut të shtetit të Kosovës, jashtë kontekstit politik ku ndodhen dy vendet.

“Kjo është një deklaratë për të shkaktuar furtunë në gotë. Ka një perspektivë Ballkani. Të gjitha këto teza aventureske janë të rrezikshme dhe kam përshtypjen se do të vi moment që zoti Thaçi do të përpiqet ta riartikulojë këtë teze”, tha Arben Cjeku, analist.

“Është një tezë që nuk i përgjigjet kontekstit ku ne jemi, nuk i përgjigjet strategjisë për të cilën dy vendet po punojnë dhe nuk i përgjigjet edhe kushtëzimit që ka një nismë e tillë nga efekti dhe ndikimi që kanë partnerët ndërkombëtarë të cilët e refuzojnë këtë skenar”, shprehet Roland Lami, analist.

Ideja e një bashkimi është thënë në Tiranë edhe nga kryeministri Rama, ndërsa ka komentuar nevojën e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...