Zemaj: Udhëheqësit e vendit jo meritorë për aksionin në veri, pengesë për veprime të tilla

Aktuale

Zemaj: Udhëheqësit e vendit jo meritorë për aksionin në veri, pengesë për veprime të tilla

Nga: A.SH Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:29
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar situatën që ndodhi këtë paradite në veri të Kosovës, duke thënë se, kontrabanda atje ka emër e mbiemër, jo vetëm tani por që nga paslufta.

Ai përmes facebook ka shkruar se, aksioni i sotëm i organeve të sigurisë, policisë, IPK-së dhe prokurorisë, nuk është meritë e ketyre që po udhëheqin vendin, përkundrazi këta janë pengesë për veprime të tilla ligjore. Sot është parë një shkendijë se në ketë vend ka shprese për të besuar në djem dhe vajza që punojnë me nderë dhe përkushtim.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë sistematike, konform dispozitave ligjore. Kontrabanda në veri të vendit ka emër dhe mbiemër, jo vetëm tani por që nga paslufta. Aferat e një pas njëshme, skandalet korruptive varshmëria nga Lista Serbe kanë mundësuar që shqiptarë e serbë pa dallim, pa ndonjë pengesë serioze të jenë pjesë aktive e krimit të organizuar në atë pjesë të vendit. Aksioni i sotëm i organeve të sigurisë, policisë, IPK-së dhe prokurorisë, nuk është meritë e ketyre që po udhëheqin vendin, përkundrazi këta janë pengesë për veprime të tilla ligjore. Sot është parë një shkendijë se në ketë vend ka shprese për të besuar në djem dhe vajza që punojnë me nderë dhe përkushtim. Lejoni njerëzit të bëjnë punën e tyre, duartrokitjet tuaja janë të kota deri sa ju jeni protagonistët kryesor të skandaleve dhe veprave të kqija në vend. Zgjedhjet janë zgjidhje që vendit t’i krijohet prespektivë e mire”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat