“Vajton” Vuçiq para deputetëve: Nuk jam tradhëtarë, nuk kam nënshkruar asgjë

Aktuale

“Vajton” Vuçiq para deputetëve: Nuk jam tradhëtarë, nuk kam nënshkruar asgjë

Nga: K.M Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:43
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë po vazhdon të iu “rrëfehet” deputetëve të parlamentit Serb, duke iu lutur që takuptojnë se nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovë, se nuk ka ndonjë plan për ta pranuar, por që është duke luftuar për serbët në Kosovë.

Ai e ka krahasuar veten me kundërshtarin e tij politik, Vuk Jeremiq i cili ndodhet në Nju Jork, duke thënë se ai flet nga atje, unë jam këtu mes jush duke luftuar për të provuar që të gjejmë zgjidhje, përcjell "Bota sot".

“Ai, Jeremiq kush e di ku është duke pirë kafe i qetë nëpër kafenet e Nju Jorkut dhe flet nga atje se si nuk duhet ta pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe nuk është këtu mes nesh, unë jam këtu, po provoj bashkë me popullin tim të gjejmë zgjidhje. Nuk jam tradhëtarë, cfarë kam bërë që të quhem tradhëtarë. Më pyesin a e ke pranuar, a e ke në plan ta pranosh pavarësinë e Kosovës, iu përgjigjem që jo, nuk e kam pranuar, pastaj kthehen me thonë jo ti nuk po e thua të vërtetë. E nëse them se po do ta pranoj, pastaj më thonë ja, e pranove atë që e ke në mendje.  Unë nuk e di, nuk po e kuptoj...”, ka thënë presidenti serb, Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat