UNMIK njofton se njëri nga zyrtarët rus është liruar

Aktuale

UNMIK njofton se njëri nga zyrtarët rus është liruar

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:56
Pamje nga aksioni

Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit, janë arrestuar edhe dy punonjës të UNMIK-ut.

Në një njoftim për media të UNMIK-ut, është njoftuar se njëri nga të arrestuarit, me shtetësi ruse është liruar, ndërkohë kreu i këtij misioni në Kosovës, Tahir Zanin, ka thënë se për çfarëdo lëndimi të mundshëm të ndonjë pjesëtari të Kombeve të Bashkuara do të marrë përgjigje më të lartë diplomatike dhe ligjore.

“Çfarëdo dëmi shkaktuar punonjësve të Kombeve të Bashkuara do të përcillet me përgjigje më të larta diplomatike dhe ndërkombëtare ligjore”, ka thënë Tanin.

Ai më tutje ka bërë thirrje që të respektohet rendi dhe ligji, duke thënë se UNMIK do të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në Veri.

“Ftoj të gjitha palët t’i respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të gjithëve për jetë dhe liri, dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në atë rajon”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga zyra e UNMIK-ut në Kosovë.

Gjatë aksionit në veri të Kosovës, janë ndaluar edhe dy punonjës të OKB-së nga Policia e Kosovës.

Ata kanë marrë edhe lëndime trupore, dhe janë transferuar më pas në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë nga UNMIK bëjnë me dije se janë duke bërë përpjekje që të përcaktojnë rrethanat e sakta të ngjarjes, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në Kosovë.

Zanin pas lajmit për arrestimin, u kishte bërë thirje që zyrtarët e ndaluar, të lirohen menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat