Zubin Potok, vendi ku u ranë në pritë Njësia Speciale dhe u plagos një polic

Aktuale

Zubin Potok, vendi ku u ranë në pritë Njësia Speciale dhe u plagos një polic

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ishte ora 5 e mëngjesi kur nisi aksioni madh i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ky aksion shkoi për fat të mirë me shumë sukses, mirëpo Njësia Speciale hasi në rezistencë të armatosur nga serbët në Zubin Potok.

Njësia Speciale kreu të gjitha arrestimet me sukses, mirëpo në Zubin Potok u dëgjuan të shtëna me armë zjarri derisa po kryheshin këto arrestime.

Ishte fshati Varagë e Zubin Potokut, ku serbët e mobilizuan dhe bllokuan rrugët, madje aty serbët aty ishin bërë gati për t’u përleshur edhe fizikisht me Njësinë Speciale për të mos lejuar kalimin e tyre.

Njësia Speciale pasi pa situatën që ishte tensionuar dhe kishte dal nga kontrolli, filloi të nisë intervenimin për largimin e barrikadave, por aty nisi një rezistencë e armatosur nga serbët.

Serbët që ishin të armatosur pas ndërhyrjes së policisë kanë qëlluar në drejtim të tyre, për fat të keq ku edhe një polic plagoset, kurse një tjetër lëndohet po nga i njëjti plumb.

Fshati Varagë rezultoi për policinë vendi më i rrezikshëm për ta, pasi një pjesëtar qëllohet me armë nga serbët, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetë.

Media sjell një video eskluzive nga vendi i ngjarjes, ku edhe u plagos një policë i Njësisë Speciale të Kosovës nga serbët.

Menjëherë pas kësaj goditje me armë në drejtim të policit, Njësia Speciale arriti që t’i eliminojë serbët që kishin dalur në pritë dhe t’i heqin barrikadat.

Këtë përplasje madje e konfirmoi edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ku pranoi se ishte terreni më i vështirë në Zubin Potok, ku edhe u qëllua një polic.

“Në Zubin Potok, ka pasur probleme sapo është nisur policia për të bastisur disa lokacione ka hasur në një pritje me gjuajtje me armë, kundër policisë, ku është plagosur një polic, por që ai është mirë, dhe gjendet në Spital. Po ashtu nga plumbi i njëjtë është goditur edhe një polic tjetër, mirëpo i ka shkaktuar disa mavijose të lehta”,  tha Qalaj.

Nga ky aksion i madh i Policisë së Kosovës, janë arrestuar 19 punonjës policorë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Nga ta është një Kapiten, 3 rreshterë dhe të tjerët zyrtarë policore. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash”, tha Kelmendi, ndërsa potencoi se hetimet për këtë rast do të vazhdojnë, shkruan Metro.

Ky operacionin nga Policia në veri të vendit, u bë në kuadër të aksionit kundër kontrabandës e krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat