Aksioni në veri, Shala: Institucionet kanë kryer detyrën e vet

Aktuale

Aksioni në veri, Shala: Institucionet kanë kryer detyrën e vet

Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:10
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala është deklaruar rreth aksionit të sotëm të forcave policore në veri të Kosovës me qëllim të parandalimit të kontrabandës në atë pjesë të vendit.

Ai me këtë rast tha se aksioni i organeve të sigurisë është zhvilluar konform Kushtetutës së vendit tonë.

Shala: Institucionet kanë kryer detyrën e vet

“Siç kam thënë edhe më herët, institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast institucionet e sigurisë janë duke e kryer në mënyrë të jashtëzakonshme detyrën e vet dhe në çdo moment kur këto institucione kanë informata për aktivitete jo ligjore në çdo pjesë të Kosovës do t’i marrim veprimet e duhura për të mbrojtur vendin dhe Kushtetutën, dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës”, tha ministri Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat