Murati: Serbia qesharake, nuk politizohet me ndërhyrje kundër krimit

Aktuale

Murati: Serbia qesharake, nuk politizohet me ndërhyrje kundër krimit

Nga: K.M Më: 28 maj 2019 Në ora: 17:36
Valon Murati

Me anë të një postimi të tijin në facebook, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka komentuar situatën e krijuar sot në veriun e vendit, ku pas ndërhyrjeve të policisë së shtetit, Serbia është munduar ta politizojë të gjithë ngjarjen, mundësishtë edhe të përfitojë dicka në planin ndërkombëtarë.

Ja postimi i plotë i Muratit:

Serbia po del qesharake duke bërë përpjekje për të politizuar intervenimin policor kundër krimit në veri

Aksioni në veri të Kosovës po shihet qartë se është i drejtuar kundër personave të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Të gjithë pa dallime duhet të përkrahim policinë dhe drejtësinë në realizimin e detyrave të tyre. Të shpresojmë që aksioni do të kalojë me sa më pak dëme njerëzore dhe uroj që policët e plagosur të shërohen sa më shpejtë. Në anën tjetër Serbia si shumë herë me reagimet e veta edhe kësaj radhe po del qesharake duke bërë përpjekje për të politizuar madje edhe luftën kundër krimit të cilin janë të obliguar ta bëjnë institucionet e Kosovës në tërë territorin e vendit. Ajo kështu po del në krah të krimit e kriminelëve dhe po fut panik të panevojshme tek qytetarët serb në veri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat