MPJ: Jemi në bisedime me BE-në për lirimin e Marjan Gjokajt

Aktuale

MPJ: Jemi në bisedime me BE-në për lirimin e Marjan Gjokajt

Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:43
Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë detaje rreth arrestimit të Marjan Gjokajt, punëtori të Administratës Tatimore të Kosovës. I njëjti u arrestua të dielën nga autoritetet e sigurisë serbe.

Zyra e ministrit Pacolli ka bërë të ditur se prangosja e shtetasit të Kosovës, sipas serbëve, është bërë nën arsyetimin për krime lufte.

Tutje është theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme është duke bashkëpunuar me zyrën e Bashkimit Evropian e jo zyrën serbe, që Gjokaj të lirohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që autoritete serbe ndalojnë zyrtarët nga Kosova në pikat kufitare, shpesh herë nën arsyetime të njëjta të cilat nuk janë aspak të vërteta.

Madje gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit kanë qenë të shpeshta rastet e ndalimit të zyrtarëve të Kosovës, e për këtë së fundi Pacolli i ka shkruar edhe Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ku shprehu shqetësimin e Kosovës për arrestimin e vazhdueshëm të qytetarëve kosovar, në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat