Edhe mediat kroate flasin për aksionin e sotëm

Aktuale

Edhe mediat kroate flasin për aksionin e sotëm

Më: 28 maj 2019 Në ora: 20:17
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Aksioni i sotëm antikontrabandë në Kosovë është orkestruar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu pohon gazeta kroate “Jutarnji list”, në një shkrim të botuar në pasditen e së martës.

E përditshmja zagrebase shkruan se nuk është e rastësishme që ky aksion i autoriteteve të Kosovës është ndërmarrë vetëm pak kohë pasi presidenti i Serbisë foli për Kosovën në parlamentin e vendit të tij.

Vuçiq dje u ka thënë serbëve se kur është fjala për Kosovën, ka ardhur koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.

Sipas “Jutarnji list”, aksioni i sotëm në Kosovë u bë për ta shpëtuar Vuçiqin para popullit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat