Sveçla: Kosova duhet t’i mbrojë serbët në veri nga Serbia

Aktuale

Sveçla: Kosova duhet t’i mbrojë serbët në veri nga Serbia

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:01
Xhelal Sveçla

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka folur për tensionet në veri, pas një aksioni antikontrabandë të autoriteteve kosovare atje.

Sveçla ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se shteti i Kosovës duhet t’i mbrojë serbët e vendit edhe nga Serbia.

“Serbëve të Kosovës duhet t’u ofrojmë siguri edhe nga Serbia”, është shprehur ai.

“Këta janë shtetas të Kosovës, dhe nuk duhet të tolerohet që askush të shkaktojë dhunë ndaj tyre”, ka deklaruar ai. “As fizike, as psikike”, ka shtuar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat