Aq shumë e frikësoi ROSU Vuçiqin? Shikoni çfarë deklarate lëshon tani

Aktuale

Aq shumë e frikësoi ROSU Vuçiqin? Shikoni çfarë deklarate lëshon tani

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:07
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se deklarat e sotme e tij se ushtria do ta mbrojë popullin serbë në Kosovë, nuk kishte kuptimin e ndërhyrjes ushtarake.

“Ne nuk do të shkojmë në luftë, ne do të mbajmë paqen (…) Asnjë ndërhyrje nuk e përmenda, thashë do mbrojmë popullin tonë”, tha Presidenti.

Vucic tha se shpjegimi i autoriteteve në Prishtinë se aksioni i sotëm i policisë ishte kundër korrupsionit, është qesharake, sepse kjo rezulton se “Serbët janë gjenetikisht 14 herë kriminelë më të mëdhenjë se shqiptarët”, tha ai.

Gjithashtu Vucic, u tha sot gazetarëve se pas asaj që ndodhi, gjërat nuk do jenë më njësoj.

“Do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociatorëve shqiptarë dhe atyre që sot bën marri dhe thanë se ishte një luftë kundër korrupsionit”, tha ai.

Policia sqaroi më herët se operacioni policor, në veri të rajonit të Mitrovicës dhe në Mitrovicën e Jugut, nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Heroit Enver Zymeri dhe ish politikanit Oliver Ivanoviç.

Bëhet me dije se këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, i cili ka rezultuar me dyshimin e përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat