Meta: Të hiqet taksa në “Rrugën e Kombit”, shqiptarët nga Kosova boll po presin në kufi

Aktuale

Meta: Të hiqet taksa në “Rrugën e Kombit”, shqiptarët nga Kosova boll po presin në kufi

Më: 28 maj 2019 Në ora: 22:11
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

Meta, në RTV Dukagjini, ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër taksës së Rrugës së Kombit.

“Kjo rrugë është investim monumental. Fakti që kjo rrugë është bërë, ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po të mendojmë se ku ishim para njëzetë apo dhjetë vitesh kur 90% e shqiptarëve duhet të udhëtonin nga Maqedonia për të ardhur në Kosovë, apo për të shkuar në Shqipëri”, tha ai.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë është momenti që të rivlerësohet taksa e Rrugës së Kombit, e jo të vendosen reciprocitete Kosovë-Shqipëri.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë”.

Meta ka dhënë se vendimet si në Kosovë ashtu edhe ne Shqipëri duhet të merren me shumë qetësi dhe durim dhe të shikohen interesat e përbashkëta.

“Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat