Arrestimet në veri, serbët dalin në protestë

Aktuale

Arrestimet në veri, serbët dalin në protestë

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, siç bëjnë të ditur mediat serbe, iu ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave në veri që të protestojnë sot në mesditë.

Për këtë ka thënë Rakiq, serbët do të mblidhen në njërin prej shesheve të Mitrovicës së veriut për të dërguar mesazhin, siç tha ai, se “serbët nuk janë të frikësuar” dhe “se nuk do të largohen nga Kosova”.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në këtë pjesë të Kosovës policia ka arrestuar 19 zyrtarë doganierë, policë e qytetarë ku 11 prej tyre janë të nacionalitetit serb, 4 shqiptar dhe 4 boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat