Miftaraj zbulon cilët zyrtarë nga Kosova spiunuan te Vuçiqi

Aktuale

Miftaraj zbulon cilët zyrtarë nga Kosova spiunuan te Vuçiqi

Nga: A.Zh Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:30
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte paralajmëruar 15 ditë më herët arrestimet që ndodhën dje në veri të Kosovës.

Vuçiq kishte thënë se do të arrestoheshin rreth 40 persona, mirëpo dje u arrestuan 30 persona.

“Prej të hënës ata duan të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona tjerë me arsyetim se ata kanë marrë pjesë në korrupsion, në mënyrë që veriu i Kosovës të mbetet i pambrojtur, para se gjithash Mitrovica dhe që të mund t’i bëjnë gjërat më të ndyta kundër popullit tonë”, kishte deklaruar Vuçiq për televizionin serb RTS.

Por kush spiunoi tek Vuçiqi?

Sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kjo është lehtë të kuptohet.

Ai ka thënë se janë tre kategori të zyrtarëve në Kosovës, që kanë mundur të bëjnë këtë gjë, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka theksuar se edhe pse i vdekur, Rrahman Morina ka argatë e familjarë në sistemin e drejtësisë, që urrejnë shtetësinë e Kosovës.

Për këtë ai ka kërkuar lustrim dhe Vetting pa kompromis.

Postimi i Miftarajt pa ndërhyrje:

Se kush po spiunon te Vuçiqi ne Serbi, eshte lehte me kuptu.

Kryesisht jane tre kategori te zyrtareve:

1. Zyrtaret qe mbajne pozita te larta ne AKI, Polici dhe Prokurori, e qe me krenari dhe publikisht edhe sot deklarohen se kane punu ata ose familjaret e tyre ne sistemin e Millosheviqit apo ish-Jugosllavise.

2. Zyrtaret qe punojne ne institucione te drejtesise apo sigurise e qe udhetimet ne Beograd i kane te rregullta, dhe

3. Zyrtaret e larte si prokurore psh. kur kane probleme me shendetin, sherohen ne spitalet shtetërore ne Serbi, ne dhomat VIP.

Ende Rrahman Morina edhe pse i vdekur ka argat e familjar ne sistem te drejtesise, qe kane urrejtje patologjike per luften dhe shtetesine e Kosoves!

Lustrimi dhe Vettingu pa kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat