Dalin pamje të reja të rusit që u bë për spital në aksionin e djeshëm të policisë në Veri

Aktuale

Dalin pamje të reja të rusit që u bë për spital në aksionin e djeshëm të policisë në Veri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:04
Mihael Krasneoschenko

Gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në Veri, ishte arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se arrestimi i tij është bërë për arsye se ai kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.

Lirimin e shtetasit rus i punësuar në UNMIK, gjatë ditës së djeshme e kishte kërkuar edhe UNMIK si dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Pas disa orësh ai u lirua nga arrestimi, megjithatë u raportua se kishte marrë disa plagë dhe po trajtohej në spitalin e Mitrovicës.

Gjatë ditës së sotme nga mediat serbe janë publikuar pamje të reja gjatë qëndrimit të tij në spital.

Megjithatë ai nuk ka pranuar të flasë për rolin e tij në aksionin e djeshëm, duke thënë se nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e UNMIK-ut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat