KFOR-i sqaron: Dje kishte pak tensione, e dinin të gjithë, por kërcënimi më i madh mediat dhe politikanët

Aktuale

KFOR-i sqaron: Dje kishte pak tensione, e dinin të gjithë, por kërcënimi më i madh mediat dhe politikanët

Nga: F.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:16
Viçenco Graso

Zëdhënësi i misionit paqeruajtës të KFOR-it Viçenco Graso ka thënë se “aksioni i djeshëm i njësive speciale të Policisë së Kosovës ishte i rregullit, por në atë kërcënimi më i madh për paqen janë politikanët dhe mediat”. Shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen si është situata sot në Kosovë Graso ka thënë se çdo gjë është në kontroll. „Dje kishte pak tensione, por për fat ato mbetën të izoluara në lokacione dhe kanë përfunduar gjatë ditës, kështu që mund të them se është qetë “, ka thënë ai në kyçjen në programin e mëngjesit në TV Prve.

Lidhur me lejen e veprimit të njësive speciale të Kosovës në veriun e Kosovës dhe aksionin brutal ndaj serbëve, Graso ka thënë “ ajo që ka ndodhur dje është operacion policor, aksioni është realizuar pas urdhëresës për arrestime nga ana e prokurorisë së Kosovës

“Operacioni është kryer në të njëjtën kohë në shumë komuna përfshirë edhe veriun e Kosovës. Sa i përket lejimit, Policia e Kosovës mban përgjegjësinë e plotë të realizimit të sundimit të ligjit. Dhe kur kryejnë këto obligime, ata këtë e bëjnë pa leje të veçantë”, sqaroi zëdhënësi i komandës së KFOR-it Graso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat