Eksperti i sigurisë: Operacioni policor në Veri, nuk do të duhej që t’i zbehë skandalet që po i përcjellin politikanët

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Operacioni policor në Veri, nuk do të duhej që t’i zbehë skandalet që po i përcjellin politikanët

Nga: N.H Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:49
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se, operacioni policor në Veri të vendit për arrestimin e të dyshuarve për krim të organizuar, nuk do të duhej që t’i zbehë skandalet që po i përcjellin zyrtarë e politikanë të profilit të lartë, e sidomos incizimet e fundit.

Ai thotë se nëse fajdegjit e haraqexhit amnistohen nga drejtësia e vendit tonë, le të lirohen edhe këta të fundit që u arrestuan; policë, doganierë dhe qytetarë të cilët dyshohet se janë të implikuar në kontrabandë të mallrave.

“Operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve për krim të organizuar, nuk do të duhej që ti zbehë skandalet që po i përcjellin zyrtarë e politikanë të profilit të lartë, e sidomos incizimet e fundit. Nëse fajdegjit e haraqexhit amnistohen nga drejtësia e vendit tonë, le të lirohen edhe këta të fundit që u arrestuan; policë, doganierë dhe qytetarë të cilët dyshohet se janë të implikuar në kontrabandë të mallrave dhe krim të organizuar”, shkruan Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat