Krerët e shtetit të Kosovës e konsiderojnë Malin e Zi si partner strategjik

Aktuale

Krerët e shtetit të Kosovës e konsiderojnë Malin e Zi si partner strategjik

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:12
Pamje nga takimi

Hapja e Qendrës Zhvillimore Malazeze në Prishtinë po konsiderohet si urë lidhëse e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi hapjen e qendrës malazeze në Prishtinë e ka vlerësuar si një shtëpi që do thellojë bashkëpunimin me Malin e Zi.

Ai ka siguruar që Kosova do vazhdojë të jetë  partner strategjik dhe besnik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

Thaçi: Kosova vazhdon të mbetet partner strategjik i Malit të Zi

“Është një ditë e veçantë sepse po hapet shtëpia e zhvillimit, e progresit, jam i bindur e mirëkuptimit e thellimit të miqësisë së përjetshme që e  kemi pasur gjithmonë Kosovë dhe Mal i Zi, popujt tanë duke jetuar në paqe, në mirëkuptim e besoj në kapitullin e ardhshëm edhe të zhvillimit nën ombrellën euroatlantike...Kosova do vazhdon të mbetet partneri më besnik dhe më strategjik i Malit të Zi në forcimin e fqinjësisë sonë, në rrugëtimin e përbashkët që të jemi pjesë e familje euroatlantike edhe në Nato edhe në Bashkim Evropian”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka garantuar përkujdesje për të gjitha komunitetet jo shqiptare në Kosovë, teksa u shpreh se  Kosova dhe Mali i Zi do të jenë gjithmonë aleatë.

Haradinaj ka konfirmuar paqen dhe fqinjësinë e mirë me shtetin malazez.

Haradinaj: Kosova dhe Mali i Zi do jenë  aleatë

“Kosova është shtëpia juaj,  ju jeni në shtëpinë tuaj të gjithë që jemi të Kosovës, ne jemi bashkë në shtëpinë tonë edhe Kosova do të jetë çdo herë shtëpia e të gjithëve, pra do të jemi të kujdesshëm që malazezët e Kosovës të ndihen në shtëpi....Ka qenë traditë e ndërsjella e lartësimit të ndërsjella si fqinj kemi pasur se historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit, mirëpo ajo që sot mund ta konfirmoj së bashku ne jemi sot në dritë, jemi në paqe, jemi fqinj por edhe jemi aleatë“, u shpreh Haradinaj.

Nga Mali i Zi për të marr pjesë në hapjen e kësaj qendre kishte ardhur edhe kryeministri malazez,  Dushko Markoviq, i cili tha se prezenca e krerëve kosovar në këtë ceremoni jep mesazhin më të mirë për bashkëpunimin në mes shtetit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi.

Qendrën Malazeze ajo e ka konsideruar si një hallkë të fortë për miqësi të mirë në mes dy vendeve.

Markoviq: Malazezët në Kosovë dhe shqiptarët në Mal të Zi janë dy ura lidhëse mes dy shteteve tona

“Qendra është hallkë e fortë për lidhjen më të mirë të miqësisë mes Kosovës dhe Malit të Zi jam i bindur se me të njëjtin intensitet dy shtetet të japin përkrahje aktiviteteve tona në bazë të parimeve tonë demokratike.... Malazezët në Kosovë dhe shqiptarët në Mal të Zi janë dy shtylla që mbahet ura lidhëse mes dy shteteve po të mos jetë vetëm një urë e vogël”, tha Markoviq.

Në ceremoni i pranishëm ishte dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ofroi mbështetje institucionale për malazezët në Kosovë, duke u shprehur se  këto dy shtete do e ndihmojnë njëra- tjetrën në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Veseli:  Me Malin e Zi do kemi vetëm mirëkuptim  dhe marrëveshje

“Do ta kenë edhe përkrahjen tonë institucionale të jenë të sigurt, ne kemi shumë interesa strategjike që të zhvillojnë raporte dhe më të përafërta mes nesh me Malin e Zi. I kemi ndihmuar Malit të Zi, na ka ndihmuar Mali i Zi do i ndihmojmë Malit të Zi edhe do na ndihmoj po ashtu Mali i Zi në proceset integruese euroatlantike. Mali i Zi është i NATO-së ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin edhe për tejkalimin e çdo mos marrëveshje që mund ta kemi pasur në të kaluarën do kemi vetëm marrëveshje dhe mirëkuptim”, u shpreh Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat