Haradinaj pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, thotë se marrëdhëniet i kanë model

Aktuale

Haradinaj pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, thotë se marrëdhëniet i kanë model

Nga: K.M Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:21
Kryeministri i Malit të Zi dhe Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj ka shkruar se marëdhëniet e dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se janë shembull për rajonin.

Ja postimi i Haradinajt.

Kosova dhe Mali i Zi janë model i marrëdhënieve të shkëlqyera në rajonin tonë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe vizionin e të ardhmes prosperuese në paqe të përhershme. Në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti për intensifikimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona dhe rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Si shenjë vlerësimi për angazhimin e kryeministrit Marković për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe në ndërtimin e marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy shteteve tona, i dhurova sot “Hartën e Artë të Kosovës”.

RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat