Hapet autostrada “Arbën Xhaferi”, Prishtina tani më afër Shkupit

Aktuale

Hapet autostrada “Arbën Xhaferi”, Prishtina tani më afër Shkupit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:45
Pamje nga përurimi i autostradës

(E plotësuar) - Përmes një ceremonie madhështore sot është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Realizimi i këtij projekti u cilësua si një rrugë që do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje që do të përfitojë gjithë rajoni i Ballkanit.

Pjesë e këtij inaugurimi ishin krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ndërsa të ftuar ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe ministra dhe deputetë të Kosovës, ndërsa mungoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Presidenti Thaçi tha se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin ballkanik. Sipas tij ky është një investim i fuqishëm, por që ia ka pasur vlerë.

Thaçi: Është një investim që ka pasur vlerë

“Sot po përurojmë një nga projektet më madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë, i cili është një investim i fuqishëm, por që ia ka pasur vlerë pasi një Kosovë e lirë dhe e pavarur edhe duhet të zhvillohet. Prandaj nëse dje kemi ëndërruar që të kemi një Kosovë të tillë, sot e kemi realitet. Nëse dje na është dukur e pamundur që të kryhen projekte të tilla sot e kemi realitet. Nëse dje këto përvoja i kemi kaluar në botën perëndimore, sot i kemi në Kosovën e re. Pra, kjo është Kosova e re, Kosovën e zhvilluar, Kosovën moderne dhe Kosovën Evropiane”, tha presidenti Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se me anë të kësaj autostrade Kosova po lidh ura të bashkëpunimit dhe miqësisë me shteteve fqinje.

Veseli: Po lidhim dhe ura të miqësisë

“Republika e Kosovës pas dy dekadave është faktor stabiliteti që ndërton ura. Po ndërton ura jo vetëm fizike, të cilat i lidhin bashkëqytetarët tanë dhe vendet tona... Po lidhim dhe ura të miqësisë të cilat janë politike të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Ju të nderuarit kryeministra të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, që te Kosova gjithmonë do të gjeni një partner, i cili do të jetë i veçantë, i cili do të jetë i sinqertë bashkëpunues me popullin e juaj dhe shtetin e juaj”, u shpreh Veseli.

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se kjo rrugë po i afron mes veti shtetet fqinje dhe po i jep një pamje të re gjithë rajonit.

Ai theksoi se përgjatë gjithë këtij ndërtimi është bërë kujdes që ky investim të bëhet në përputhje në aspektet ligjore.

Haradinaj: Kjo vepër madhore na bashkon me Evropën

“Kjo vepër madhore na afron me njëri-tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Rajoni ynë ka nevojë për zhvillimin e Kosovës, po aq sa ka nevojë Kosova për zhvillimin e rajonit. Pra, jemi sot bashkë për t’iu gëzuar kësaj vepre moderne që i jep një pamje të re, jo vetëm peizazhit të Kosovës, por gjithë rajonit tonë si një hapësirë që e kemi ndarë së bashku nëpër shekuj...Shpresoj shumë që së bashku me mikun tim, kolegun Zoran Zaev së shpejti te jemi bashkë në përurimin e pjesës së mbetur në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore”, tha Haradinaj.

Homologu i tij nga Maqedonia Veriore, Zoran Zaev, tha se kjo autostradë prej sot do të mundësojë qarkullim më të shpejtë ndërmjet dy vendeve, ndërsa premtoi se deri në vitin 2023 pjesa tjetër e autostradës në pjesën e vendit të tij do të përfundojë.

Zaev: Kjo autostradë e lidh gjithë rajonin

“Atë të mbarojmë dhe të përfundojmë deri në vitin 2023. Kjo autostradë i lidh qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por dhe qytetarët nga Kosova Mali i Zi dhe  rajonin tonë. Në emër të avancimit të dy vendeve që i lidhin korridoret evropiane. Edhe një herë dua të uroj për suksesin dhe projektin e madh qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme iu leni trashëgimi të rëndësishme. Ndërsa për qytetarët nga rajoni iu lejoni një shembull dhe inspirim që duhet patjetër të ndiqet”, tha kryeministri Zaev.

Ndërsa, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett po ashtu tha se me anë të kësaj autostrade do të përfitojë gjithë rajoni dhe prezenca e gjithë këtyre liderëve tregon një gjë të tillë.

Kosnett: Rëndësia e këtij është në nivel rajonal

“Besoj që vendimi për të ndërtuar rrugën 6 ishte vendim i guximshëm dhe i duhur. Kudo në botë, infrastruktura moderne nxit zhvillim dhe mundëson punësim. Lidhjet e përmirësuara të transportit mund të çojnë jo vetëm në lidhje të fuqishme ekonomike me fqinjëve, por edhe në lidhje më të fuqishme politike dhe mes popujve... Besoj që ministritë e Kosovës të mësuara nga përvoja do të vazhdojnë të planifikojnë buxhet dhe plane më të qarta të pagimit dhe të identifikojnë metodat për të shfrytëzuar projektet plotësisht në mënyrë që të avancojnë më tutje kapacitetet dhe aftësitë lokale”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u shpreh se përkushtimi i institucioneve të Kosovës do të vazhdojë në ndërtimin e autostradave të tjera.

Sipas tij 65.5 kilometrat e kësaj autostrade do të lidhin Prishtinën me komunat tjera dhe Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Autostrada “Arbën Xhaferi”, sipas disa deklaratave të ministrit Lekaj që i ka bërë më herët, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 706 milionë euro.

Ndryshe, ura mbi Lepenc në Grykë të Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet më e gjata në rajonin ballkanik.

Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”, cilësohet urë lidhëse mes shteteve të rajonit

Përmes një ceremonie madhështore është përuruar autostrada, “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Kjo u cilësua si një rrugë që do të shërbej si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje që do të përfiton gjithë rajoni i Ballkanit.

Pjesë e këtij inaugurimi ishin krerët institucional të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

 Ndërsa të ftuar ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin ballkanik.

Sipas tij ky është një investim i fuqishëm, por që ka pasur vlerë.

“Nëse dje na është dukur e pamundur që të kryejmë këtë autosradë, sot ia kemi arritur. Kjo është Kosova e re, moderne dhe evropiane”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se me anë të kësaj autostrade Kosova po lidh ura të bashkëpunimit me fqinjëve.

 “Sot po tregojmë që Kosova është faktor stabiliteti që po ndërton ura që i lidh shtetet fqinje. Po lidhemi edhe ura të bashkëpunimit mes popujve”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se kjo rrugë po i afron mes veti shtetet fqinje dhe po i jep një pamje të re gjithë rajonit.

“Kjo rrugë na afron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Kjo i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës, por dhe rajonit. Shpresoj që bashkë me mikun tim, Zoran Zaev që së bashku të takohemi në anën tjetër për të përuruar pjesën e Maqedonisë së Veriut. Është bërë kujdes që ky investim të bëhet në përputhje në aspektet ligjore, kemi pasur pak pengesa, por kemi realizuar qëllimin”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se kjo autostradë prej sot do të bëhet rrugë komunikacioni që do të mundësojë qarkullimin më të shpejtë dhe se kjo autostradë është një shpërblim për durimin dhe lidhjet e shumta që Kosova i ka me Maqedoninë e Veriut.

Fjalë të mëdha për këtë autostradë kishte dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Kurse ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnnet po ashtu tha se me anë të kësaj autostrade do të përfitojë gjithë rajoni.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u shpreh se përkushtimi i institucioneve të Kosovës do të vazhdojë në ndërtimin e autostradave të tjera dhe se 65.5 kilometrat e kësaj autostrade do të lidhin Prishtinën me komunat tjera, vendin tonë me Maqedoninë e Veriut.

Veseli për autostradën “Arbën Xhaferi”: Kosova është e fuqishme të krijojë mrekulli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është faktor stabilitet që po ndërton ura, dhe jo vetëm ura fizike që lidhin qytetarët.

“Por edhe urave të miqësisë”, ka thënë Veseli në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Te Kosova gjithmonë do të gjeni një partner të sinqertë dhe bashkëpunues. U jemi falënderues kryeministrave të vende fqinje. Nuk do ta harrojmë kontributin tuaj pozitiv për vendin tonë. Kosova është e fuqishme edhe të krijojë mrekulli të cilat nuk i kemi në Ballkanin Perëndimor”.

Image

Thaçi: Sot përurojmë njërin prej projekteve më madhore në shtetin tonë

Presidenti  Hashim Thaçi, ka thënë me rastin e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” se sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe rajonin.

“Sot për përurojmë një nga projektet më madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë. Një investim që ia ka vlejtur”, ka thënë Thaçi nga ceremonia e përurimit.

“Një Kosovë e lirë edhe e pavarur edhe duhet të zhvillohet. Nëse dje kemi ëndërruar një Kosovë të tillë sot e kemi realitet. Kjo është Kosova e re e zhvilluar, moderne dhe evropiane”.

Haradinaj: Paratë për ndërtimin e autostradës u shpenzuan në përputhje me ligjin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e ka cilësuar atë si vepër madhore që do të përjetohet si rrugë e miqësisë.

“Vepër madhore të popullit të Kosovës që na afron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Jemi këtu bashkë për t’ju gëzu kësaj vepre. Para 20 vjetëve e kishte domethënien e braktisjes së atdheut për të kërkuar shpëtim. Këtë rrugë do ta përjetojmë të gjithë bashkë si rrugë të miqësisë”, tha Haradinaj.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se paratë me të cilat është ndërtuar autostrada janë të taksa paguesve, në përputhje me obligimet ligjore.

“Janë pare të taksa paguesve të qytetarëve të Kosovës është bë kujdes që ky  investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore”, shtoi ai.

Në fund, kryeministri ka falënderuar kompaninë Bechtel Enka për punën, duke thënë se janë në përfundim e sipër të tri drejtimeve drejt Republikës së Serbisë.

Image

***

Po zhvillohet në këto çaste ceremonia e përurimit të segmentit të fundit të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Krerët e institucioneve të Kosovës, por dhe zyrtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndodhen në Han të Elezit, ku kalon edhe segmenti i fundit prej 20 kilometrash i kësaj autostrade.

Image

E gjithë vepra ka një gjatësi prej 65.5 km dhe pritet ta lidhë Prishtinën me Shkupin për rreth 45 minuta.

Autostrada, së cilës i është vënë emri i politikanit të ndjerë shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arbën Xhaferi, ka gjithsej 13 ura, duke përfshirë edhe më të gjatën në rajon me gjatësi prej 5.7 km.

Projekti ka kushtuar mbi 700 milionë euro dhe për ta ndërtuar kanë punuar rreth 9.000 punëtorë.

***

Po mbahet ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat