Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn- bojkoton inaugurimin e Autostradës

Aktuale

Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn- bojkoton inaugurimin e Autostradës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:47
Kryeministri Haradinaj dhe Kryeministri Rama

Ideja e korrigjimit të kufijve, ka përplasur ashpër muajve të fundit, kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshiron ta shohë me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që bëhet sot në orën 12:00.

Express ka mësuar se Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë event, edhe përkundër faktit se Haradinaj ftesën për këtë ngjarje ia kishte dërguar ditë më parë.

Media ka insistuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë nga Shqipëria nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë përgjigje nuk kanë kthyer as nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Aktualisht Edi Rama në Shqipëri është duke u përballur me protesta masive të opozitës, ndërkohë sot sipas informacioneve ai në orën 12:00, do të takohet me ambasadorin Luigi Soreca në Tiranë, për ta pranuar raportin e Këshillit Evropian për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat