Procesi i Vettingut në Kosovë, i domosdoshëm

Aktuale

Procesi i Vettingut në Kosovë, i domosdoshëm

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:31
Pamje nga tryeya e organizuar

Procesi i Vettingut i cili ka të bëjë me vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqësorit në përgjithësi, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe njësitë e tjera hetuese, po konsiderohet i domosdoshëm në Kosovë.

Gjyqësori në vendin tonë nuk ka arritur që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe për këtë përgjegjëse është politika.

Kështu u tha në tryezën e organizuar  nga Partia Socialdemokrate me temën “Vettingu – hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Shqipe Pantina nga Grupi parlamentar i PSD-së thotë se si pasojë e mosluftimit të krimit dhe korrupsionit, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbesin të izoluar. Ajo ka thënë se njëra nga strategjitë e partisë që përfaqëson, për përmirësimin e gjyqësorit në vend, është procesi i Vettingut.

Pantina: Gjyqësori nuk ka arritur sukses në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Raportet që burojnë nga ju por edhe raportet ndërkombëtare, gjyqësori nëse nuk themi që ka dështuar plotësisht mund të themi se nuk arritur sukses në luftimin e krimit të korrupsionit dhe pasojat po i vuajmë çdo ditë. Vetëm një nga pasojat është mungesa e lëvizjes së lirë e qytetarëve të Kosovës në shtetet e shëngenit, pra atë që ne njohim si liberalizim i vizave”, tha Pantina.

E Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dhënë disa shembuj se pse procesi i Vettingut është i domosdoshëm, ndërsa e quan degradim total procesin e deritanishëm të emërimeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Musliu thotë se  marrja e kompetencave nga ana e vendorëve ka qenë fatkeqësi ndonëse do të duhej të ishte e kundërta.

Ai  ka përmendur edhe rastin  e zgjedhjes së kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili sipas një hulumtimi të realizuar,  nuk e ka dhënë provimin e jurispodencës.

Musliu: Kemi një kryeprokuror që nuk e ka dhënë provimin e jurispodencës

“Aleksandër Lumezi  është një prej 31 kandidatëve që pa e pasë provimin e jurispodencës është emëruar në pozitën e Prokurorit e poashtu të tjerët janë emëruar në pozitën e gjyqtarëve. Dhe nëse ka kaluar ky proces në vitin 2009-2010 dhe i ka legjitimuar këta si persona që munden të ushtrojnë funksionin e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke mos pasur provimin e jursipodencës atëherë kjo dëshmon që ka kaluar shumëçka në këtë proces i cili ka pasur qëllim të mirë, por nuk ka arritur thjeshtë të arrijë qëllimin që është zhvilluar procesi. Përveç kësaj sot në krye të prokurorisë së shëtit e kemi një kryeprokuror që nuk e ka provimin e jurispodencës, pra është njëjtë si mos me pasë lejen me vozitë në komunikacion,  thjeshtë kemi një degradim total sidomos prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe prej marrjes  graduale së kompetencave  në dorë të vendorëve. Sa më shumë që kemi marrë kompetenca kjo është fatkeqësi dhe do të duhej të ishte e kundërta”, tha Musliu”

Musliu për gjithë këtë dështim të gjyqësorit ka fajësuar politikën. Thotë se si institucione është shfrytëzuar autoriteti ligjor për të mundësuar zhvillimin e veprimtarive korruptive dhe krimit të organizuar.  Madje sipas tij, në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë figura me integritet të kontestuar e që të njëjtit amnistojnë zyrtarët në pushtet dhe grupet e ndryshme të interesit.

Musliu: Emërimet me ndikime politike u kanë krijuar amnisti zyrtarëve shtetërorë e grupeve të interesit

“Figurat të cilat sot janë duke udhëhequr sistemin e drejtësisë në Kosovë janë figura me integritet të kontestuar të cilat mund të lidhen edhe me të kaluarën e ish -funksionarëve para vitit 99’ që i kanë shërbyer kohës së regjimit dhe  poashtu të lidhjeve të tyre kriminale në zhvillimin e aktiviteteve të cilat asnjëherë nuk janë prekur, por vazhdimisht janë amnistuar”… 05’  Emërimet  me ndikime politike që  janë bërë u kanë krijuar  amnisti  të plotë  zyrtarëve në pushtet, zyrtarëve të partive të ndryshme dhe poashtu grupeve të ndryshme të interesit të cilat një kohë janë fuqizuar nga vet partitë në pushtet dhe tash në raste të caktuara po na del se edhe vet partive në pushtet disa prej grupeve që janë edhe nëpër institucione, edhe partive u kanë dalë prej dore”, tha Musliu.

Musliu ka folur edhe për rastin e fajdeve në të cilin përmendet emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Tha se në një sistem të mirëfilltë drejtësie, Veseli është dashur të intervistohej tashmë nga prokurori.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe  Ulsi Manja, kryetari i Komisionit për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut,  njëherësh një nga iniciuesit për procesit e Vettingut në Shqipëri.

Ai ka ndarë me panelistët përvojat e procesit të Vettingut në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat