Shefqet Kabashi i del në krah Gani Gecit dhe ‘godet’ Kadri Veselin: Nëse shtabi i UÇK-së ka lëshuar urdhër me vra Ganin, unë…

Aktuale

Shefqet Kabashi i del në krah Gani Gecit dhe ‘godet’ Kadri Veselin: Nëse shtabi i UÇK-së ka lëshuar urdhër me vra Ganin, unë…

Nga: N.H Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:51
Shefqet Kabashi dhe Gani Geci

Shefqet Kabashi, ish-ushtari i UCK-së në Dukagjin, ka rrëfyer disa ngjarje të padëgjuara më parë në opinion publik.

Kabashi gjatë një intervistë të dhënë ditë më parë, i ka dal në krah ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, për komunikatën numër 59, që ndryshe njihet si “dokumenti” më fyes ku akuzohet luftëtari i ditëve të para të UÇK-së.

Ai i është drejtuar këshilltari të Kadri Veselit, Nijazi Kryeziut, rreth disa deklaratave të lëshuara ndaj tij.

“Kisha pas dëshirë Nijazi Kryeziut me i thënë dhe të gjithë shokëve të tij, edhe kryetarit që e ka (Kadri Veselit), ky me ka thënë se nuk e kam njohur Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Nëse ai shtab ka lëshuar komunikatë për ta vrarë Gani Gecin, unë nuk e njohë atë shtab”.

“Nëse Gani Geci ju ka prirë forcave serbe, ashtu siç kanë thënë në komunikatë numër 59, unë jam tradhtar për Nijazi Kryeziun”, ka deklaruar Kabashi

Ndërkaq, kujtojmë se Kabashi si ish-ushtar i UÇK-së gjithashtu ka deklaruar se Alush Agushi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte urdhëruar atë që ta vriste gazetarin e gazetës “Bota sot”, Rrok Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat