Thaçi: BE-ja i ka mbyllur dyert për Kosovën

Aktuale

Thaçi: BE-ja i ka mbyllur dyert për Kosovën

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:54
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian “po ndodhë ajo që nuk duhet te ndodhte, pasi që BE-ja ka mbyllur dyert për Kosovën”.

“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizem. Tash e tre vjet është dhënë rekomandimi për liberalizim, por ende nuk ka vendim nga shtetet anëtare”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, ai i bëri gjatë konferencës: ‘20 Vite Pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor’, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi për Hulumtime të Politikave në Ballkan (BPRG).

“Jo me fajin tonë është ky izolim, por nga paaftësia e shteteve të Bashkimit Evropian për të marrë vendim për liberalizimin e vizave”, është shprehur Thaçi.

Konferenca po zhvillohet në ditën kur Komisioni Evropian do të publikojë Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet aspiruese, përfshirë edhe Kosovën.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Bashkimi Evropian i kishte vënë Kosovës si detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.

Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian kishte votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Mirëpo në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi fare në agjendën e takimit të tyre çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat