Pacolli: Kjo autostradë i binjakëzon Prishtinën dhe Shkupin

Aktuale

Pacolli: Kjo autostradë i binjakëzon Prishtinën dhe Shkupin

Nga: Z.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:03
Pamje nga ceremonia e autostradës “Arbën Xhaferi”

Përmes një ceremonie sot është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte pjesë e këtij përurimi ku tha se autostrada "Arbën Xhaferi" do të kthehet në një monument dhe simbolikë të fuqishme të infrastrukturës moderne rrugore, kjo rrugë, sipas tij, do lidhë pashkëputshëm, shpejtë dhe pandërprerë, qytetarët e dy vendeve .

Tutje, Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo autostradë pothuaj i binjakëzon Prishtinën dhe Shkupin, si dhe forcon partneritetin mes dy vendeve.

‘Autostrada është artierie evropiane, nga e cila pritet të furnizohet Kosova por edhe rajoni. Urime të gjithë atyre që kanë dhënë përpjekje dhe kontribut, që Kosova ta ketë këtë monument. Këto i duhen Kosovës!’, ka shkruar ai.

Ndryshe, realizimi i këtij projekti u cilësua si një rrugë që do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje që do të përfitojë gjithë rajoni i Ballkanit.

Postimi i plotë:

Autostrada "Arbën Xhaferi" do të kthehet në një monument dhe simbolikë të fuqishme të infrastrukturës moderne rrugore. Kjo rrugë do lidhë pashkëputshëm, shpejtë dhe pandërprerë, qytetarët e dy vendeve tona, qytetarët e të gjitha vendeve në rajon, ekonomitë, turizmin, dhe gjithëçka tjetër që ka nevojë të qarkullojë. Sikurse fjala dhe vepra e Arbën Xhaferit, e cila është thellë dhe pandashêm në mendjet dhe bindjet tona, ashtu edhe kjo autostradë do të duket se i përket natyrës së bukur të asaj ane të Kosovës. Kjo autostradë pothuaj i binjakëzon Prishtinën dhe Shkupin, si dhe forcon partneritetin mes dy vendeve tona. Autostrada është artierie evropiane, nga e cila pritet të furnizohet Kosova por edhe rajoni. Urime të gjithë atyre që kanë dhënë përpjekje dhe kontribut, që Kosova ta ketë këtë monument. Këto i duhen Kosovës!
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat