Eksperti i sigurisë: Arrestimi i policëve dhe doganierëve, mos t’i zbehë fajdexhinjtë, haraçegjinjtë dhe...

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Arrestimi i policëve dhe doganierëve, mos t’i zbehë fajdexhinjtë, haraçegjinjtë dhe...

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:23
Policia e Kosovës

Eksperti dhe profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, thotë se arrestimi i djeshëm i të dyshuarve për krim të organizuar dhe korrupsion nuk duhet që t’i zbehë skandalet e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Islami thotë se nëse fajdhexhinjtë dhe haraçegjinjtë e arrestuar amnistohen nga drejtësia e vendit tonë, le të lirohen edhe zyrtarët që u arrestuan dje nga një operacion i Policisë së Kosovës.

“Operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve për krim të organizuar, nuk do të duhej që ti zbehë skandalet që po i përcjellin zyrtarë e politikanë të profilit të lartë, e sidomos incizimet e fundit. Nëse fajdexhit e haraqexhit amnistohen nga drejtësia e vendit tonë, le të lirohen edhe këta të fundit që u arrestuan; policë, doganierë dhe qytetarë të cilët dyshohet se janë të implikuar në kontrabandë të mallrave dhe krim të organizuar”, thotë Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat