Thaçi e uron Shqipërinë, letrën ia drejton “homologut” të tij Edi Ramës

Aktuale

Thaçi e uron Shqipërinë, letrën ia drejton “homologut” të tij Edi Ramës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:07
Hashim Thaci dhe Edi Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e uruar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian.

“E përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për marrjen e rekomandimit të qartë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi.

Ai thotë që shpreson që një rekomandim i tillë të shndërrohet në një vendim, pasi që Shqipëria meriton të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së.

“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shtuar Thaçi.

Ky urim i Thaçit në të cilin uron në mënyrë të veçantë edhe Edi Ramën për një hap pozitiv të Shqipërisë drejt integrimit në BE, vjen pas një përplasje të ashpër e të vazhdueshme me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.

Sa i përket BE-së, Thaçi vazhdimisht ka kritikuar institucionet e Bashkimit Evropian, për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se edhe përkundër faktit që Kosova i ka plotësuar kushtet, ata po tregohen të paaftë për të marrë një vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat