Edhe ky shtet i bashkohet SHBA-së për ndalimin e politikanëve të Kosovës

Aktuale

Edhe ky shtet i bashkohet SHBA-së për ndalimin e politikanëve të Kosovës

Nga: D. B. Më: 29 maj 2019 Në ora: 18:01
Ilustrim

Ambasada Amerikanë në Kosovë ditë më parë ka paralajmëruar se është duke u ndërmarrë hapa për të siguruar që individët të cilët  janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , qoftë ato për turizëm apo biznes.

Kjo për faktin se çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani ka vlerësuar se deri më tash vendimit të SHBA-së, për ti ndaluar udhëtimet e politikanëve të korruptuar, iu ka bashkangjitur vetëm Britania.

Sipas tij, BE-ja duhet ti ndalojë të gjithë bosët e dyshuar politik për udhëtime jashtë vendit, pra ata të cilët thonë se merren me politik.

“Ky ndalim bëhet vetëm duke hartuar një listë të gjatë të njerëzve keqpërdorues dhe shpërdorues të vullnetit të qytetarëve. Madje kjo listë duhet të përfshijë edhe drejtoret e ndërmarrjeve publike, dhe Agjencinë për Privatizim. Pra të gjithë zyrtarët politik që punojnë nën ombrellën politike dhe që janë të punësuar si shërbyes civil, e që i kanë dërguar bosët e tyre pa kritere dhe pa asnjë kualifikimi”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani, duke shtuar se e vetmja rrugë për të ndaluar të korruptuarit, nepotistët dhe shkelësit e detyrës zyrtare, është që të gjithë argatët e shumtë të futen nën hetime dhe prokuroria të merr masa të rrepta. Sepse politike kriminale vepron nëpër Agjencinë të shumta shtetërore që janë dërguar nga shefat politik, për ti kryer punët për ta”, është shprehur njohësi i çështjeve juridike dhe politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat