Arrestohen 4 persona nga Kuvendi i LDK-së

Aktuale

Arrestohen 4 persona nga Kuvendi i LDK-së

Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:27
Ilustrim

Katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK’së.

Major Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar se në fshatin Koshare ku po mbahej kuvendin i një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arrestuar 4 persona.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, kam thënë Hajdini.

Express më herët raportoi dhe ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve të LDK’së, derisa po mbaheshin zgjedhjet e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat