Ambasadorja Çitaku: Shteti rus po përkrah grupet kriminale në Kosovë

Aktuale

Ambasadorja Çitaku: Shteti rus po përkrah grupet kriminale në Kosovë

Nga: H.O. Më: 29 maj 2019 Në ora: 20:55
Pamje nga vendi i ngjarjes (28.05.2019)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas ngjarjes së djeshme. Ajo shkruan në facebook se shteti rus është në mbrojtje të grupeve kriminale në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pra, shteti rus përsëri po përdor makineritë për të fshehur të vërtetën.

Një anëtar rus i misionit të UNMIK-ut në Kosovë ka përdor një automjet zyrtar për të sabotuar një operacion të policisë së Kosovës kundër grupeve kriminale në Kosovë, duke u bashkuar me bandat e dhunshme në krijimin e postblloqeve. Turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat