Haxhiu: Projektligji për financimin e subjekteve politike është shumë i rrezikshëm

Aktuale

Haxhiu: Projektligji për financimin e subjekteve politike është shumë i rrezikshëm

Nga: A.M. Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:27
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se partia e saj do ta kundërshtojë në seancë projektligjin për financimin e subjekteve politike.

Ajo ka shkruar në Facebook se në atë projektligj nuk ka asnjë progres përkundrazi ai u amendua nga pazargjinjtë në politikë për interesa private e partiake.

Postimi i plotë:

Projektligji për financimin e subjekteve politike është shumë i rrezikshëm dhe i dëmshëm. Në atë projektligj nuk ka asnjë progres përkundrazi ai u amendua nga pazargjinjtë në politikë për interesa private e partiake.

Pavarësisht që sot u aprovua në Komisionin për Buxhet, ne do ta kundërshtojmë edhe në seancë madje deri në Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat