Aliu për korrigjimin e kufijve: S'e jep kush më jetën për presidentin e Kosovës

Aktuale

Aliu për korrigjimin e kufijve: S'e jep kush më jetën për presidentin e Kosovës

Nga: A.SH Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:48
Liburn Aliu

Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu ka thënë se ndarja e Kosovës, qoftë nën petkun e shkëmbimit territorial apo të korrigjimit të kufijve me kompromis të dhimbshëm, nuk ec dot përpara pa incidente në terren, pa konflikte e gjakderdhje të reja. Ky fakt shpjegon spektaklin me tensionim të kontrolluar në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, më për presidentin Thaçi nuk e jep jetën askush, prandaj, ai do të orvatet të bëjë diçka vetëm me strukturat zyrtare shtetërore.

Postimi i plotë:

Ndarja e Kosovës, qoftë nën petkun e shkëmbimit territorial apo të korrigjimit të kufijve me kompromis të dhimbshëm, nuk ec dot përpara pa incidente në terren, pa konflikte e gjakderdhje të reja. Ky fakt shpjegon spektaklin me tensionim të kontrolluar në veri të vendit.

Mirëpo, populli shqiptar nuk po lejon që të përdoret si lëndë djegëse e makinerisë së luftës të pazarit Thaçi-Vuçiq. S'e jep kush jetën më për presidentin e Kosovës.

Prandaj, ai do të orvatet të bëjë diçka vetëm me strukturat zyrtare shtetërore. Qytetarët nuk po bien më pre e makinacioneve të liderëve autokratë. Ka kaluar ajo kohë moti...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat