Viti 1997, koha kur në Shqipëri u njoftua arrestimi i Hashim Thaçit

Aktuale

Viti 1997, koha kur në Shqipëri u njoftua arrestimi i Hashim Thaçit

Më: 29 maj 2019 Në ora: 22:38
Hashim Thaçi

Le të referojmë disa të dhëna të kohës për dy ngjarje që lidhen me datën 30 korrik 1997, një vrasje dhe një arrestim të një personi më vonë njeri publik. Futemi fillimisht në kontekstin e kohës. Më 23 korrik 1997 presidenti Sali Berisha dha dorëheqjen.

Të njëjtën ditë u çel sesioni i parë i Kuvendit të ri Popullor, dalë nga zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Më 24 korrik 1997 Rexhep Meidanin u zgjodh president i republikës dhe më 25 korrik 1997 u zgjodh qeveria e re e drejtuar nga Fatos Nano. Ministër i Brendshëm ishte Neritan Ceka ndërsa drejtor i përgjithshëm i Policisë, Sokol Baraj.

Në komunikatën nr.211, datë 30.7.1997 të Ministrisë së Brendshme, ndër të tjera jepen edhe dy njoftime nga komisariati nr.1, për arrestim për posedim të një sasie të madhe armësh dhe për vrasje. Emri i Hashim Thaçit (duke u bazuar në deklaratat e më pasme që konfirmojnë këtë person) shkruhet gabim në “Bashkim Hysen Thaçi”.

Po ashtu të pasakta janë edhe të dhënat e moshës. Janë nga telefoni gabimet apo janë nga letërnjoftime të mundshme, kjo nuk mund të dihet. Ky arrestim është i të njëjtës orë me një person tjetër të akuzuar për vrasjen e gazetarit të “Gazeta Shqiptare”, Ali Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat