Koloneli Hajro Limaj “refuzon” Thaçin: Po punon kundër interesave të atdheut

Aktuale

Koloneli Hajro Limaj “refuzon” Thaçin: Po punon kundër interesave të atdheut

Nga: A.M. Më: 29 maj 2019 Në ora: 23:21
Hajro Limaj

Koloneli dhe ish-atasheu shqiptar në Turqi, Hajro Limaj, përmes një komunikate për media ka refuzuar dekoratën nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Limaj përmes një reagmi për media, ka thënë se “çdo lloj vlerësimi apo dekorimi me emrin dhe firmën e Hashim Thaçit, mbasi me këtë emër, i cili akuzohet kaq rënde ndaj  interesave   kombëtare nuk mund ta pranoi, mbasi Lufta dhe përpjekjet e tij kishin tjetër qellim dhe objektiv për çlirimin e Kosovës; për një  shtet të pa varur dhe Sovran, të lirë dhe demokratik brenda hapësirave territorial te njohura nga 115 vende.

Reagimi i plotë:

Në Qershor te vitit 2016, 4 deputete te Kuvendit te Kosoves ,ne mbështetje te ligjit për Minoritetet, i kane propozuar me shkrim presidentit te Republikes, Z.Hashim Thaci që të dekoronte Kolonel Hajro Limaj ( shqiptar nga Shqiperia) , ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise ne vitet 1995-2000 me urdhërin “Hero I Kosovës”. Ne relacionin e derguar dhe me dokumentat plotësuse vërtetohet se Kolonel Limaj, me luften diplomatike dhe ushtarake te tij ne koordinim me NATO-n dhe Shtamadhorine Turke realizoi objktiva shumë të rëndësishme strategjike me bombardimet kundër ushtrisë serbe ne Kosovë, bllokimin e flotiljes ruse prej 17 kryqezoresh dhe destorjeresh per të mos kaluar nga Bosfori ne Adriatike,të cilat me raketa kundra ajrore do të shkaterronin avionet e NATO-s qe vinin nga Aviano ne hapsirat e Kosovës dhe Serbisë. Kolonel Limaj ishte pjese e delegacionit te emergjencave turke per ngritjen e kampit te Edirnesë dhe pritjen e kosovarëve, nga Ankaraja dhe Stambolli nisi me dhjetra maune dhe avione transporti per mbeshtetjen logjistike te kampeve te Elbasanit dhe te Prishtines,nepermjet debateve delevizive ngriti ne kembe shtetin dhe opinionin e gjere turk ne mbsehtetje te luftes clirimtare te Kosoves .Per kete arsye Shqiperia atij i ka dhene shume dekorata e medalje.

Edhe pse kalaum 2.5 vjet president Thaci nuk e ka firmosur akoma dekorimin r kolonelit. Shkakau?. Sepse eshte shqiptar nga Shqiperia dhe kritikave qe ai i ka bere Thacit ne shtypin e Kosoves dhe te Shqiperisë ne lidhje me zhvillimet ne Kosove.

Por situate e koheve te fundit eshte renduar akoma me shume. Hashim Thaci eshte kthyer ne nje person me pikepyetje te medha per sigurine e Kosoves dhe te kombit shqiptar, te cilat kolonel Limaj i shprehu boterisht me analizen “ Perse Hashim THaci akuzohet per tradheti Kombetare? “, botuar ne gazeten Bota Sot dhe Telegraf.

Ne keto kushte Kolonel Limaj refuzon cdo lloj vlersimi apo dekorimi me emrin dhe firmen e Hashim Thacit, mbasi me kete emer , i cili akuzohet kaq rënde ndaj intersave kombtare nuk mund ta pranoi ,mbasi Lufta dhe perjekjet e tij kishin tjeter qellim dhe objektiv per clirimin e Kosoves ; per nje shtet te pa varur dhe Sovran,te lire dhe demokratik brenda hapësirave territorial te njohura nga 115 vende. Deklaratat e shkembimit te territoreve me Serbine,korigjimin e kufijeve me Serbine, marrjen “dhurate” nga Serbia Luginen e Presheves dhe se fundi bashkimi I Kosoves me Shqiperine duke i dhuruar Serbia ketij bashkimi edhe Luginen e Presheves kane vertetuar plotesisht kane tronditur stabilitetin politik dhe sigurine e Kosoves dhe te kombit shqiptar.

Te gjithe intelektualet dhe kuadrot e vertete te kombit shqiptar duhet te ngrihen ne kembe kunder kesaj platforme te rrezikeshme te Thacit dhe te mbeshtetesve te tij.

Deklaruesi

Hajro Limaj

Kolonel

Ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

Ish keshilltar I ministrit te Mbrojtjes

Aktualisht Drejtor I Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

Qytetar Nderi I Vlores

Personalitet I Shquar I Qarkut Vlore

Personalitet I Shquar I Laberise

Prpoziar per “Nderi I Kombit”

Analiste dhe komentator

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat