Pse po ndodhin rrahjet në LDK? Flet deputeti Rugova

Aktuale

Pse po ndodhin rrahjet në LDK? Flet deputeti Rugova

Më: 29 maj 2019 Në ora: 23:49
Naser Rugova

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për përleshjet fizike gjatë zhvillimeve të kuvendeve zgjedhore të partisë së tij.

“Në LDK janë zgjedhjet e brendshme, dhe i tërë opinioni është i fokusuar rreth asaj se çfarë po ndodh në LDK”, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”.

“Sepse, LDK’ja është shpresë për ndryshime në vend”, ka shtuar ai.

“Brendapërbrenda LDK’së do të bëhen ndryshime, dhe përmes LDK’së do të bëhen ndryshime në nivel vendi”, ka deklaruar Rugova.

Rrahjet mes aktivistëve të partisë ai i ka cilësuar “incidente të lokalizuara”. Ka thënë se ato po ndodhin për shkak të një “diskrepance mes strukturës dhe vullnetit elektoral”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat