Kuvendi arrin konsensus për nismën e Veselit për Tribunalin për krimet e Serbisë - Bota Sot
Kuvendi arrin konsensus për nismën e Veselit për Tribunalin për krimet e Serbisë

Aktuale

Kuvendi arrin konsensus për nismën e Veselit për Tribunalin për krimet e Serbisë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 07:33

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për dhe 1 abstenim ka miratuar rezolutën e iniciuar nga PSD-ja për rritjen e pagës minimale nga 170 euro në 250 euro.

PSD-ja këtë kërkesë e kishte nisur edhe më parë përmes një peticioni online për rritjen e pagës minimale.

Kujtojmë, se në kuadër të rritjes së pagës minimale, do të rriten edhe pensionet për veteranët, nga 170 në 250 euro.

***

Kuvendi i Kosovës në seancën parlamentare ka arritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision parlamentare ad-hoc, për të harmonizuar qëndrimet e rezolutës që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit.

PSD-ja ka propozuar Dardan Molliqaj për anëtar të Komisionit,  Enver Hoti nga Nisma, nga 6+ Duda Balje, PDK-ja ka propozuar Memli Krasniqi, LDK-ja Vjosa Osmani, VV-ja propozoi deputetin Sami Kurteshi, ndërsa AAK-ja ka propozuar deputetin Muharrem Nitaj.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se pasi ka gatishmëri nga të gjitha grupet parlamentare, ka hedhur në votim kërkesën e GP të LDK-së dhe PSD-së që grupet parlamentare të harmonizojnë qëndrimet rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të muzeut të gjenocidit dhe muzeut të dëbimit.

Me 84 vota pro është votuar që këto katër pika të harmonizohen në rezolutën nga të gjithë anëtarë e grupeve parlamentare në Kuvend.

Veseli: Ka një propozim që këto pika të barten te Komisioni ad-hoc

“Ka një propozim që këto pika të barten te Komisioni ad-hoc, seanca e vendos… Burgun e Prishtinës, pastaj vazhdoni kreativitetin dhe protagonizimin e vazhdojmë në rrethana të tjera”, tha Veseli. 

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar punimet me pikat e rendit të ditës.

*** 

Kuvendi i Kosovës ka arritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit të për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit. 

Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Debimit.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të lënë anash tendencat për protagonizëm.

Pas miratimit të kërkesës së PSD-së, për krijimin e një komisioni parlamentar për Tribunalin që gjykon krimet serbe në Kosovë,  Krasniqi ka kërkuar që sot të mblidhet ky komision dhe të diskutohet për hapat në vijim. 

Ai tha se me interesat dhe inatet politike, po rrezikohet një proces shumë i rëndësishëm.

Tahiri-Kurtit: Nuk duhet të krahasohet Gjykata Speciale me Tribunalin ndërkombëtar

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë seancës parlamentare për votimin dhe formimin e komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, tha se as për 40 vjet Gjykata Speciale nuk do të ketë mundësi të evidentojë dhe të nxjerr në pah krimet që pretendohet t’i ketë kryer UÇK ndaj popullatës civile.

Ai tha se nuk duhet të krahasohet Gjykata Speciale me Tribunalin ndërkombëtar

Tahiri: Është e padrejtë me krahasu Gjykatën Speciale me Tribunalin ndërkombëtar

“Mendoj që është e padrejtë që u ngrit prej deputetit Kurti me krahasu Gjykatën Speciale me kërkesën e Republikës së Kosovës për Tribunalin Ndërkombëtar, ne e dimë gjithë  me çfarë presioni dhe me çfarë kërkese edhe prej çfarë raporti është krijuar Gjykata Speciale. U tha që për katër vjet nuk u ngrit as një aktakuzë, jo për katër vjet, por edhe për 40 vjet kanë me pas problem me i evidentu dhe me i nxjerr në pah krimet që i paska kryer UÇK, ndaj popullatës civile, pra kurrë nuk kanë me arritë me dëshmuar dhe faktuar një gjë të tillë”, tha Tahiri.

Tahiri tha se është e  papranueshme që Republika e Kosovës të mos  i drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit, drejtësisë ndërkombëtare, për 13,547 viktimat. 

Sherifi: Kush mendon se Tribunali është zëvendësim i gjyqësisë së Kosovës, është naiv

Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se Tribunali nuk do të jetë zëvendësim për punën e gjyqësisë së Kosovës.

Sipas tij, ata që mendojnë një gjë të tillë, janë naiv ose dashakeq.

Sherifi: Tribunali nuk do të jetë zëvendësim për punën e gjyqësisë së Kosovës

“Kushdo që beson që Tribunali duhet të jetë zëvendësim për punën e gjyqësisë së Kosovës, ai ose është naiv ose dashakeq. Por kushdo që mendon apo beson apo e thotë, edhe pse nuk e beson, se këto dyja përjashtojnë njëra tjetrën, ose është naiv ose është dashakeq, për bindjen time. Jam i bindur që të dyja nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Ligji që e kam thënë edhe në fjalën time që e kam pas në emër të Nismës kur ka qenë kjo çështje në rend dite, ligji për dënim mungesë gjithsesi duhet të vijë. Proceset gjyqësore gjithsesi duhet të bëhen nga gjykata e vendit, duhet akuza të ngritët nga prokuroria e Kosovës gjithsesi. Tribunali le të mbetët, siç nga presioni, përshtypja ime është publike, e ka përkufizuar jashtëzakonisht bukur kolegu Albin Kurti, një objektivë e largët, le të mbetët aty kujt i pengon”, tha ai.

Ai tha se duhet të ndahet buxhet i dyfishtë, nëse ka nevojë, për shkak të kësaj çështje.

Ndërsa për komisionin e propozuar nga deputeti Faton Topalli, Sherifi tha se i njëjti ofron zgjidhje dhe mundësi për të lëvizur përpara.

Veseli: Nuk po dua të bëhem barjaktar më Tribunalin, e kemi obligim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën parlamentare duke replikua ndaj shefit të GP-së të LDK-së, tha se nuk e ka ndërmend të bëhet bajraktar i formimit të Tribunalit, i cili shtoi se për 20 vjet pas luftës askush asnjë iniciativë nuk e ka ndërmarr as në kuvend as në institucionet tjera për çështjen e gjenocidit serb.

Veseli: Nuk e kam ndërmend me marr flamur për këtë çështje

“U nxita jo vetëm nga ky deklarim i juaji, por edhe nga seanca e kaluar. I nderuari kryetar i GP të LDK-së ne në rend të parë krejt çfarë bëjmë këtu, e bëjmë për hir të një interesi që është qytetar,  qoftë iniciativë ndonjë herë që edhe mund të mos na takoj neve. Për dy dekada, askush asnjë iniciativë nuk e ka ndërmarr as në kuvend as në institucionet tjera për çështjen e gjenocidit serb. Çdo vit kemi vajtuar, kemi fol, por hapa konkret nuk janë ndërmarrë. Pse u deshtë pikërisht kur u mor një iniciativë me pasur gjithë këtë fushatë kaq të rëndë? Pse u deshtë në gjithë këto insinuata, intriga në këtë proces. Në këtë kuvend është folur, janë marrë iniciativa, janë ndërmarrë hapa që kurrë si kanë takuar këtij kuvendi. E nuk u bë kaq shumë zë. Kjo iniciativa nuk ka të bëj as me mua, as me ty… Ju mendoni  si të doni, unë nuk e kam ndërmend me marr flamur për këtë çështje, por ajo që duhet me shkuar deri në fund, është iniciativa”, theksoi Veseli.  

Veseli ndër të tjera tha se Rezolutën do ta hedh në votim dhe të vendos Kuvendi i Kosovës, mirëpo sipas tij, iniciativa ka për Tribunalin ka me shkuar deri në fund, pra, institucionet duhet me marrë përgjegjësi jo me manipuluar askush me qytetarët.

Kurti: Tribunali Ndërkombëtar i jep shumë kohë Serbisë, ta mundësojmë gjykimin në mungesë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ideja për themelimin e Tribunalit ndërkombëtar eshtë e nxituar për shkak se i jep shumë kohë Serbisë, kur dihet se për themelimin e një tribunali të tillë merr shumë kohë.

Kurti tha se Gjykata Speciale me 4 gusht i bën katër vjet prej se është mundësuar me amandamentimin 24 të kushtetutës, për çka tha se edhe pas katër viteve nuk ka as aktakuza, e lëre më gjykime e dënime.

Kurti:Ideja e nxituar për Tribunal ndërkombëtar, i jep më shumë kohë Serbisë

“Të flasësh për Tribunal ndërkombëtar nuk do të thotë të ngutesh, do të thotë përkundrazi të mos ngutesh. Ideja i Tribunalit Ndërkombëtar i jep kohë Serbisë, i jep kohë kundërshtarit tonë. Pra, në kundërshtim me atë që proklamohet nga kreu dhe zëdhënësit e tjerë të PAN-it, ideja e nxituar për Tribunal ndërkombëtar në fakt, i jep më shumë kohë Serbisë, që do të kalojnë shumë vjet, derisa të themelohet dhe të filloj funksionimi i një tribunali të tillë. Me këtë ide Serbia sigurohet se edhe për një dekadë nuk do ta gjej gjë. Tribunali ndërkombëtar prej kur lind ideja deri kur themelohet dhe funksionon shumë vjet shkojnë, katër shkuar për Gjykatën Speciale, a kjo është shumë më e madhe se Gjykata Speciale , tha Kurti.

Ideja për tribunal ndërkombëtar, Kurti tha se është të ecet ngadalë, e ky tribunal sipas tij merr shumë vjet. Ai tha se tashmë po vdesin edhe dëshmitarët, dhe se Kosova  po dobësohet në ndjekjen e krimit.

Kurti: Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë

“Pra propozimi është ky: Le ta mundësojmë gjykimin në mungesë dhe le të punojnë proklurorët tanë. Kemi mjaftueshëm deputetë slt, ja po e vejmë në rend të ditës.. nëse duam të ngutemi kjo është rruga,  nëse duhet të vonohemi rruga është tribunali ndërkombëtar”, tha Kurti.

Krasniqi:  Hajde merremi vesh se u bëmë horë

“Ku është logjika tash me bo edhe  një komision. A jemi tu fol për komisionin që e prezantoi PSD, veç tash LDK pak në formë ndryshe apo jemi duke folur për dy komisione, sepse ne e kaluam. Ky kuvend e votoi një komision parlamentar për këtë punë. Çka po lypni tash edhe një komision tjetër apo mos po doni atë komision të kaluar me ja dhënë këtë mandat. Ju kisha lut seriozisht harrone vetëm për një moment protagonizmin prej neve PDK-së prej juve LDK-së e tërë tjerët bashkë. Hajde merremi vesh, se me të vërtetë u bëmë horë para këtyre njerëzve që përfaqësojnë familjet e të zhdukurve që i kemi në sallë, e ende më shumë prej atyre që janë duke na përcjellur”, tha Krasniqi.

Krasniqi: Harrojeni vetëm për një moment protagonizmin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të lënë anash tendencat për protagonizëm.

Pas miratimit të kërkesës së PSD-së, për krijimin e një komisioni parlamentar për Tribunalin që gjykon krimet serbe në Kosovë,  Krasniqi ka kërkuar që sot të mblidhet ky komision dhe të diskutohet për hapat në vijim. 

Ai tha se me interesat dhe inatet politike, po rrezikohet një proces shumë i rëndësishëm.

Krasniqi:  Hajde merremi vesh se u bëmë horë

“Ku është logjika tash me bo edhe  një komision. A jemi tu fol për komisionin që e prezantoi PSD, veç tash LDK pak në formë ndryshe apo jemi duke folur për dy komisione, sepse ne e kaluam. Ky kuvend e votoi një komision parlamentar për këtë punë. Çka po lypni tash edhe një komision tjetër apo mos po doni atë komision të kaluar me ja dhënë këtë mandat. Ju kisha lut seriozisht harrone vetëm për një moment protagonizmin prej neve PDK-së prej juve LDK-së e tërë tjerët bashkë. Hajde merremi vesh, se me të vërtetë u bëmë horë para këtyre njerëzve që përfaqësojnë familjet e të zhdukurve që i kemi në sallë, e ende më shumë prej atyre që janë duke na përcjellur”, tha Krasniqi.

Hoti: Përkrahim propozimin e PSD-së për Komision ad-hoc

Në seancën parlamentare për votimi dhe formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, kryetari I grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk janë duke tentuar ta marrin flamurin për tribunalin, por sipas tij, rezoluta që është propozuar në seancën e kaluar nga kryetari i kuvendit bie ndesh me të gjitha normat e ndarjes së pushteteve dhe plotë çështje të tjera.

Hoti ka përkrahur idenë e PDS-së për formimin e Komisionit parlamentar ad-hoc.

Hoti: Përmes rezolutës t’ia përcaktojmë mandatin Komisionin parlamentar ad-hoc

“Këtë që e tha përfaqësuesi I PSD-së, për Komision parlamentar ad-hoc mund të kombinohet plotësisht dhe përmes rezolutës tonë t’ia përcaktojmë mandatin këtij Komisionin parlamentar. Unë kërkoj që kjo rezolutë të hidhet në votim dhe besoj që përbën bazën për punën e këtij Komisioni parlamentar që u propozua. Lehtësisht për dy javë ne mund të vijmë para këtij kuvendi për veprimet konkrete që duhet të ndërmerren nga institucionet e Kosovës”, tha Hoti. 

Miratohet propozimi i Topallit për krijimin e komisionit për Tribunalin

Deputeti i partisë Socialdemokrate në seancën e sotme gjatë votimit për formimit e komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, ka propozuar të krijohet një komision parlamentar, ku do të harmonizohen qëndrimet e gjithë deputetëve, e pastaj të harmonizohet edhe një tekst.

Me 62 vota për dhe asnjë kundër, është miratuar propozimi i Topallit.

Topalli: Propozimi im është krijimi i një komisioni parlamentar

“Propozimi im konkret është që Kuvendi i Kosovës të krijoj një komision parlamentar, i cili pastaj do ta ketë për bazë këtë tekst, i cili na është dorëzuar ne, t’i harmonizojmë qëndrimet dhe pastaj bashkarisht, pra duke pasur këtë parasysh këtë rëndësi të madhe të çështjes, për të cilën kemi diskutuar edhe javët e kaluara në kuvend, që të ulemi bashkarisht dhe ta harmonizojmë një tekst, i cili do të miratohet me shumicë e anëtarëve të Kuvendit”, tha Topalli.

Ai tha se janë për krijimin e një tribunali dhe vënien e drejtësisë dhe të ndiqen të gjithë ata që kanë shkaktuar krime të luftës. Sipas tij, duhet të kalohen vijat dhe interesat partiake, e të krijohet një konsensus mbipartiak, për krijimin e një tribunali..

Topalli: Jemi që të trajtojmë seriozisht këtë çështje

“Jemi për atë që të punojmë në drejtim të krijimit të tribunalit, por jemi edhe për atë që të trajtojmë seriozisht këtë çështje dhe mos ta lëmë si nismë individuale dhe të një partie, por të gjejmë një konsensus të përbashkët pozitë dhe opozitë që kjo çështje pastaj të adresohet në atë mënyrë që të arrijmë edhe qëllimet që ne sot po diskutojmë”, tha ai. 

Veseli: Iniciativa ime për Tribunalin le të jetë fitore e gjitha partive, vetëm ta miratojmë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit pa dallime partiake që të bëhen bashkë për ta votuar sot iniciativën për Tribunalin për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai tha se pavarësisht që është iniciator i formimit të Tribunalit, ka për qëllim vetëm formimin, duke theksuar se meritat për të do tu takojnë të gjitha partive parlamentare. 

“Unë edhe kur e kam iniciuar ju kam thënë se kjo iniciativë le të jetë e të gjithëve së bashku, vetëm ta formojmë pasi kanë kaluar dy dekada dhe askush nuk ka marrë asnjë iniciativë për të kërkuar drejtësi për mijëra viktima e qindra masakra që kanë kryer forcat serbe në Kosovë”, tha Veseli. 

Ai tha se sot Kuvendi duhet t’i thotë Po formimit të komisionit shtetëror për Tribunalin e gjenocidit serbë. 

Aktualisht Grupet Parlamentare po diskutojnë për gjetjen e formës për t’i unifikuar qëndrimet për ta votuar sot formimin e Komisionit Shtetëror për formimin e Tribunalit për gjenocidin serbë, një nismë kjo e Kryeparlamentarit Kadri Veseli para dy javësh. 

Në rend dite në seancë janë edhe dy pika të ngjashme me rëndësi, njëra për Muzeun e Gjenocidit në qendër të Prishtinës dhe tjetra për Muzeun e të dëbuarve në Stacionin e trenave në Prishtinë.

Veseli: Hiqeni emrin tim si propozues dhe votojeni formimin e Komisionit shtetëror për Tribunalin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se nuk ka rendësi se kush e ka propozuar iniciativën për themelimin e Tribunalit për dënimin e gjenocidit serb.

Veseli madje  u ka thënë deputetëve që nëse duan mund ta largojnë emrin e tij si propozues  dhe të votojnë formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e këtij Tribunali.

 “Unë në seancën e kaluar e thash në qoftë se ka të bëjë me çështje individuale, jo se jam në gjendje të heq dorë prej vetvetes, por kurrë emri im mos u përmend. Por kanë kaluar dy dekada dhe askush  nuk ka marrë këtë iniciativë, Po kjo iniciativë do të shkoj deri në fund, nuk mund ta ndalë askush. Nuk ka nevojë fare të improvizohet, të dalin komisionet nga grupet parlamentare në qoftë se dëshirojnë nga një, e improvizojnë si të duan që të largohet iniciativa nga emri im dhe e votojmë sot”, tha Veseli.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për vazhdimin e seancës plenare.

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen për të vijuar seancat plenare të lëna përgjysmë.

Në rendin e ditës janë paraparë mbi 60 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 20 maj 2019:

1. Votimi për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, 

2. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish - Fabrika e tjegullave,

3. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

4. Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

II. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

3. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

4. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

5. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

10. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,

13. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

14. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

15. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

16. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

17. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,

18. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,

19. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

20. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

26. Votimi në parim i Projekt-kodit të Procedurës penale,

27. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

28. Votimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

29. Votimi në parim i Projektligjit për Diasporën,

30. Votimi në parim i Projektligjit të Punës,

31. Votimi në parim i Projektligjit për Pronën Publike,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

33. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,

34. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

35. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetrit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

5. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

6. - Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1)anëtar të Komisionit të Pavarur për Media, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

VI. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VIII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

IX. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.  

X. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

1. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike,

3. Votimi i Propozim - Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

4. Votimi i Propozim - Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

5. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,

6. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-"KOSTT" Sh.A,

7. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,

8. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe Propozimi i GP të PSD për Zëvendësimin e deputetëve në Komisione Parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...