Mbetet ne fuqi masa e paraburgimit ndaj "Currit" dhe të tjerëve

Aktuale

Mbetet ne fuqi masa e paraburgimit ndaj "Currit" dhe të tjerëve

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:24
Foto

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Ilir Bojkut, Adil Thaçit dhe Mentor Maqanit.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë mbetet në fuqi dhe të ndaluarit do të mbesin në paraburgim deri më 20 qershor.

Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale "Fajde” , “Detyrim” si dhe “Mashtrim”.

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, në kuptim të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Kjo ngase ekziston dyshimi i bazuar se e kanë kryer veprën penale për të cilën po dyshohen, ndërsa ka arsye për të besuar se ata mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo do të mund ta përsërisin veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat