Kaq e pati qeverisja e Haradinajt, LDK dhe PSD pajtohen për rrëzimin e saj

Aktuale

Kaq e pati qeverisja e Haradinajt, LDK dhe PSD pajtohen për rrëzimin e saj

Nga: A.M. Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:27
Foto ilustruese - Isa Mustafa, Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN, shkruan "Bota sot".

 “Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës. Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

Shpend Ahmeti: PSD dhe LDK me mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë

Kryretari i PSD-së, Shpend Ahmeti gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e LDK-së , Isa Mustafa, të cilët kanë diskuuar për inicimin e një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ahmeti përmes një spotimi në Facebook, ka shkruar se PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë, shkruan "Bota sot".

Postimi i plotë:

Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situaten politike në vend me Z. Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta.

Pasi që shprehem dhe sqaruam qendrimet e PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë.

Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, tregon se për çfarë u pajtuan!

Kryetari i Partisë Social Demokrate është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ku u diskutua rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.

Ahmeti për mediat tregoi se me liderin e LDK-së shkëmbyen mendimet rreth asaj se si duhet të koordinohen për rrëzimin e ekzekutivit.

“Diskutuam që ne si opozitë ta shtojmë presionin opozitar dhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë.

U dakorduam që të bëjmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është vetëm ajo se “A po vini ta rrëzojmë Qeverinë”. Por, kërkojmë që të koordinojmë hapat që mocioni të jetë i suksesshëm. Besojë se do të ketë edhe takime tjera para se të kemi një strategji finale”, është shprehur ai.

Image

Takohen Mustafa dhe Ahmeti!

Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarit  të PSD-së, Shpend Ahmeti.

Takimi është duke u mbajtur në hotelin “Sirius” në Prishtinë.

Mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” ka bërë që kreu i LDK-së të zhvillojë takime partitë opozitare.

Javën e kaluar Mustafa kishte një takim edhe me liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat