Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, tregon se për çfarë u pajtuan!

Aktuale

Ahmeti flet pas takimit me Isa Mustafën, tregon se për çfarë u pajtuan!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Social Demokrate është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ku u diskutua rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.

 Ahmeti për media tregoi se me liderin e LDK-së shkëmbyen mendimet rreth asaj se si duhet të koordinohen për rrëzimin e ekzekutivit.

“Diskutuam që ne si opozitë ta shtojmë presionin opozitar dhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë.

U dakorduam që të bëjmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është vetëm ajo se “A po vini ta rrëzojmë Qeverinë”. Por, kërkojmë që të koordinojmë hapat që mocioni të jetë i suksesshëm. Besojë se do të ketë edhe takime tjera para se të kemi një strategji finale”, është shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat