Shpend Ahmeti: PSD dhe LDK me mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë

Aktuale

Shpend Ahmeti: PSD dhe LDK me mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë

Nga: A.M. Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:56
Shpend Ahmeti

Kryeretari i PSD-së, Shpend Ahmeti gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e LDK-së , Isa Mustafa, të cilët kanë diskutuar për inicimin e një mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë.

Postimi i plotë:

Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situaten politike në vend me Z. Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta.

Pasi që shprehem dhe sqaruam qendrimet e PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat