Ramadani: Krasnoschenkov – rus i UNMIK-ut apo rus i GRU-së në UNMIK? - Bota Sot
Ramadani: Krasnoschenkov – rus i UNMIK-ut apo rus i GRU-së në UNMIK?

Aktuale

Ramadani: Krasnoschenkov – rus i UNMIK-ut apo rus i GRU-së në UNMIK?

Më: 30 maj 2019 Në ora: 15:03
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka vënë në dyshim prezencën e zyrtarit të UNMIK-ut, Mihail Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili veturën e tij zyrtare e vendosi si barrikadë ndaj Policisë së Kosovës, gjatë aksionit të së martës, si dhe i bëri rezistencë arrestimit të tij, në Zubin Potok.

Ramadani në një postim në Facebook ka shkruar se janë të dyshimta edhe raportimet e mediave serbe se Krasnoshchenkov ishte një kalimtar i pafajshëm.

Ai po ashtu pretendon se nga burimet e tij të besueshme, zyrtari rus Krasnoshchenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore dhe në atë vit sipas tij, ishte e zakonshme që të gjithë anëtarët e atasheve ushtarakë ruse ishin pjesë e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse (GRU).

Ramadani potencoi se qeveria ruse po përpiqet të ushqejë tensionet etnike me qëllim të minimit të sovranitetit të Kosovës dhe prishjen e çdo mundësie në Kosovë dhe Serbi për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke e mbajtur bashkësinë ndërkombëtare dhe misionet e tyre në Kosovë.

Ndryshe, në aksionin policor në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, është arrestuar dhe më pas liruar shtetasi rus, Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.

 Postimi i plotë:

Sipas raportimeve, zyrtari i UNMIK-ut, Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov është arrestuar në Zubin Potok, duke e përdorur makinën e tij zyrtare të UN-it për të penguar Njësitin ROSU të Policisë së Kosovës për të kryer detyrat e tyre.

Policia e Kosovës ka pasur për detyrë t’i arrestojë disa kosovarë të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e kontrabandës që u ekspozua pas një hetimi një vjeçar. Pra, të dyshuarit për kontrabandë dhe jo për etninë e tyre.

Fjalët e mediave serbe e ruse se Krasnoschenkov ishte një kalimtar i pafajshëm, i cili u kap në përpjekjet e PK-së për të thyer bllokadën rrugore, janë shumë të dyshimta.

Atëherë, pse Krasnoschenkov qëlloi atje në vendin e ngjarjes, apo pse nuk u largua kur e pa pengesën? Pse përdori automjetin e tij zyrtar për të bllokuar rrugën, pse i rezistoi arrestimit, ose a ekzistonte ndonjë agjendë tjetër që kishte Krasnoschenkov e që ishte e fshehur nga UNMIK-u?

Burime të besueshme pretendojnë që Krasnoschenkov jetoi një jetë krejtësisht ndryshe para se të punësohej në Kombe të Bashkuara dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE). Krasnoschenkov, një Kolonel i pensionuar i ushtrisë ruse, në 1990 ka punuar në zyrat e Atasheut të Mbrojtjes në Azinë Juglindore.

Në vitin 1990 ishte e zakonshme që të gjithë anëtarët e atasheve ushtarakë ruse ishin pjesë e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse (GRU).

Inteligjenca Ushtarake Ruse, e njëjta GRU që e mbajti përgjegjësinë për përpjekjen e dështuar në grusht-shtetin në Malin e Zi në vitin 2016.

Nëse nuk ishte e qartë më parë, është e qartë tani që qeveria ruse po përpiqet të ushqejë tensionet etnike me qëllim të minimit të sovranitetit të Kosovës dhe prishjen e çdo mundësie në Kosovë dhe Serbi për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke e mbajtur bashkësinë ndërkombëtare dhe misionet e tyre në Kosovë.

Rusia nuk do të ndalojë me kaq, madje edhe duke shkelur ligjin, për të arritur misionin e saj për ta ndarë Kosovën në linja etnike.

Nuk është ndonjë sekret se Rusia po përpiqet të manipulojë anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme për të fshehur oficerët e tyre të zbulimit dhe të bashkëpunëtorëve.

Duhet vetëm të shikohet arrestimi i fundit i punonjësit të UNMIK-ut, Iana Minochkina, e cili në pjesën e jashtme dukej se ishte duke vjedhur, por pas shqyrtimit të mëtejshëm të videos, ekspertët sugjerojnë se ndoshta Minochkina në fakt po kryente një formë spiunazhi.

Nëse mendoni se kjo është absurde, atëherë duhet të pyesni pse një punonjëse e UNMIK-ut e cila paguhet mire do të bënte një gjë të tillë, nëse nuk po merrte ndonjë mesazh?

Një shembull tjetër i Rusisë kohëve të fundit, duke përfshirë edhe veprimet e inteligjencës ushtarake te saj, ndërhyrja e GRU ishte përpjekja e grushtit të vitit 2016 në Malin e Zi. Disa prej këtyre të dyshuarve u dënuan kohët e fundit për kampanjë për të përmbysur qeverinë e Malit të Zi dhe tani shohim përpjekjet e dorës së parë të GRU-së në mes të Kosovës, duke përfshirë përpjekjet për të ndezur tensionet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve dhe pastaj të fshihen pas mbulesës së OKB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...