Hoxhaj i zhgënjyer me BE’në që s’reagoi kur Bërnabiq tha se shqiptarët kanë dalë nga mali

Aktuale

Hoxhaj i zhgënjyer me BE’në që s’reagoi kur Bërnabiq tha se shqiptarët kanë dalë nga mali

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:50
Ana Brnabic

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur i zhgënjyer me mosreagimin e Bashkimit Evropian, pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiq.

Hoxhaj ka thënë se është zhgënjyese që BE-ja qëndron dëshmitare e deklaratave të tilla dhe nuk reagon fare.

“Në një konferencë shtypi me Ambasadorin e BE-së kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic bën komente raciste kundër Kosovës. Ajo tha se shqiptarët “janë të dalë nga mali. I zhgënjyer me mosreagimin e BE-së kur shteti që e kanë vendosur në grupin e parë në pakon e zgjerimit përdorë gjuhë të tillë ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq në një konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e BE-së në Beograd, tha se shqiptarët e Kosovës “janë të dalë nga mali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat