Opozita kritikon kryeministrin malazez Markoviç për vizitën në Kosovë

Aktuale

Opozita kritikon kryeministrin malazez Markoviç për vizitën në Kosovë

Nga: F.B Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:01
Ramush Haradinaj dhe Dushko Markoviç

Opozita ka kritikuar kryeministrin për shkka që në këtë moment ka udhëtuar në takim me Haradinajn dhe Thaçin, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”

Malazezët në Kosovë dhe shqiptarët në Mal të Zi janë dy shtylla në të cilat qëndron ura e bashkëpunimit të shteteve tona dhe së bashku do përpiqemi që kjo mos ë jetë urë jo stabile e Ballkanit por urë e fortë evropiane, citohet të ketë thënë kryetari I Qeverisë malazeze Dushko Markoviç në hapje të Qendrës zhvillimore të Malazezëve të Kosovës.

Gjatë vizitës zyrtare Markoviç ka theksuar se: „Qendra do kontribuoj në lidhjen me shtetin amë dhe si vend i tubimit të bashkësisë malazez në kultivimin e kulturës dhe identitetit e traditës së vlerave malazeze. Po ashtu Qendra do të jetë një shtysë e forcimit të lidhjeve ekzistuese dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve mike Malit të Zi dhe Kosovës.”

Sipas portalit qeveritar Markoviç „ e ka gëzuar biseda me kryeministrin Haradinaj dhe liderët tjerë njëherë-it miq të Malit të Zi nga Kosova ku ka marr porosi vendimtare për avancimin e statusit dhe pranimin kushtetues të malazezëve në Kosovës sikurse edhe fitimin e vendit në parlament.”

Ndërkohë portali shtëpisë publike Tv Mali i Zi ka transmetuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Haradinaj se “Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve”, ndërsa Thaçi ka thënë se e „Republika e Kosovës dhe Mali i Zi do të jenë përherë vende mike”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Veseli ka thënë se” Malazezët duhet të ndihen në Kosovë sikur në Mal të Zi”.

Kryeministri Markoviç pas takimeve bilaterale ka marr pjesë edhe përurimin e autostradës Prishtinë -Shkup, që do mbaj emrin „Arber Xhaferi”.

Në parlamentin malazez një ditë më herët deputetët e opozitës kanë kritikuar ashpër kryeministrin Markoviç që shkon në Prishtinë duke e cilësuar „ debakël që kryeministri malazez shkon atje ku bashkëkombësit janë pa të drejta, ku janë vra dhe ndjekur serbët dhe malazezët dhe kjo në ditën kur përsëri kryhet terro mbi ata”.

Nga lidhja opozitare “Fronti Demokratik” është porositur se „posaçërisht dhemb dhe turpëron fakti historik i regjimit të Malit të Zi që duke njohur Kosovën në fakt ka mbështetur gjenocidin dhe krimin si parime universale dhe duke inauguruar Haradinajn dhe Thaçin si qytetar nderi të qyteteve malazeze dhe partner strategjik në Ballkan”.

Në platformën të cilën Qeveria e Malit të Zi e ka miratuar me rastin e vizitës së Markoviç në Prishtinë thuhet se Mali i Zi “ si lider në procesin e bisedimeve me BE dhe anëtar i NATO-së do vazhdojë të mbështes fqinjët përfshirë edhe Kosovën në pretendimet në fushën e procesit integrues”.

Kjo nuk ishte vizita e parë e kryeministrit Markoviç në Prishtinë, ai ka qëndruar atje edhe me 14 shkurt 2018, po ashtu me ftesën e Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat