Hoti thotë se Veseli e ka politizuar temën për Tribunalin

Aktuale

Hoti thotë se Veseli e ka politizuar temën për Tribunalin

Më: 30 maj 2019 Në ora: 20:21
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli ka politizuar temën për Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Në Rubikon të KTV-së, Hoti ka thënë se Veseli nuk ishte konsultuar me askënd për hapat që duhet ndërmarrë në këtë iniciativë.

“Është rrugë e gjatë, por duhet të tregojmë vendosmëri si institucione dhe mbi të gjitha seriozitet. S’guxojmë të politizojmë. Qasjen që ka ndjekur kryeparlamentari ka qenë tejet politike. E ka politizuar tej mase. Me javë të tëra duke vrapuar e duke dhënë fjalë të forta”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, ai që ka qëllimin e mirë për këtë iniciativë është dashur që fillimisht të konsultohet me të tjerët.

Ai më tej ka thënë se mungesa e konsultimit solli humbjen e besimit te qytetarët e madje edhe te politikanët, duke përfshirë këtu edhe fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, për çka Hoti tha se “iu kthye shtetit bumerang”.

Hoti ka thënë se pret që grupi punues i formuar sot të nxjerrë sa më shpejtë një rezolutë ku do të përfshiheshin të gjitha pikat që i ka propozuar edhe LDK-ja.

“Duhet të dënohen krimet. Shteti me rezolutë të angazhohet përmes partnerëve tanë të kërkojë rritjen e vetëdijes së miqve tanë për nevojën që këto krime të dënohen. Viktimat s’do të jenë të qeta asnjëherë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat