Thaçi tregon se kush e njoftoi Vuçiqin shumë më herët për aksionin në veri - Bota Sot
Thaçi tregon se kush e njoftoi Vuçiqin shumë më herët për aksionin në veri

Aktuale

Thaçi tregon se kush e njoftoi Vuçiqin shumë më herët për aksionin në veri

Më: 30 maj 2019 Në ora: 22:40
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi e quan të mrekullueshëm aksionin e Policisë së Kosovës në veri dhe në disa vende të tjera kundër krimit dhe kontrabandimit në vend.

Thaçi sonte në Debat Plus ka treguar pse Vuçiq kishte ditur më herët për aksionin në fjalë.

"I mrekullueshëm ishte aksioni. Institucionet e Kosovës bashkëpunojnë me instancat ndërkombëtare. Ndërkombëtarët për mos me ia prish qejfin Serbisë, i kallxojnë atyre. E kanë bërë ndërkombëtarët. Aksionin e ka bërë Policia, as unë e as Haradinaj. Me njohurinë e neve tre krerëve’’, ka thënë Thaçi.

Tutje ia thotë se ky aksion ka pasë mbështetjen e plotë të tij dhe ndjehet krenar.

‘’Gëzohemi me suksesin e sistemit të drejtësisë. Nuk do të ndodhte pa një vullnet politik e mbështetës. E ka pasur mbështjen  time të plotë. S’ka qenë kundër serbëve, por kundër krimit’’.

Policia e Kosovës, në mëngjesin e së martës nisi një aksion të madh policor në veri të Mitrovicës, ku u arrestuan 19 persona dhe u konfiskuan plot gjësende të jashtëligjshme. Aksioni u zgjerua edhe në Drenicë e Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...