Ish-ambasadori i Holandës iu reagon ashpër Vuçiqit dhe Brnabiqit: Vetëm po i rritni tensionet

Aktuale

Ish-ambasadori i Holandës iu reagon ashpër Vuçiqit dhe Brnabiqit: Vetëm po i rritni tensionet

Nga: A.ZH Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:07
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës Robert Bosch, ka kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres serbe Ana Brnabiq për reagimet e tyre në lidhje me aksionin kundër krimit dhe korrupsionit në veri.

Bosch ka thënë se liderët serbë të përkrahur edhe nga miqtë e tyre rusë dhe sllovakë, reaguan keq në vend që të duartrokisnin për aksionin kundër krimit, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se liderët serbë, po bëjnë gjithçka që të destabilizojnë Kosovën dhe se po rrisin tensionet në dëm të shumë serbëve vullnetmirë në Kosovë.

Sipas ish-ambasadorit holandez, presidenti dhe kryeministrja serbe nuk po bëjnë asgjë të mirë për serbët në Kosovë.

Reagimi i plotë i Bosch:

Me habi më të madhe i lexova reagimet e administratës serbe ndaj veprimit të vonuar të policisë kosovare kundër krimit të egër dhe korrupsionit në vendin e tyre. Përkrahur nga miqtë e tyre rusë dhe madje edhe sllovakë (kryeministri Pellegrini), ata bërtasin keq në vend që të duartrokasin që në fund autoritetet kosovare bëjnë diçka serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, diçka që BE ka kërkuar që prej kohësh, shih gjithashtu raportin e fundit të Kosovës për vitin 2019.

Bëjnë gjithçka për të destabilizuar vendin e tyre fqinj dhe janë të habitur që fqinji në një moment të caktuar më në fund thotë "mjaft".

Si kryetari i Serbisë dhe kryeministrja e tyre treguan mungesë kronike të përgjegjësisë në reagimet e tyre duke mos bërë asgjë të mirë për serbët në Kosovë, të cilët në saje të planit të Ahtisarit (që Serbia e refuzoi) kanë më shumë të drejta se çdo minoritet tjetër.

Ata përmes reaksioneve të tyre të paarritshme vetëm po rrisin tensionet në dëm të shumë serbëve vullnetmirë në Kosovë.

Unë mund të vazhdoj ende, por po e lë këtë dhe shpresoj që miqtë e vërtetë të Serbisë të flasin me ta për të mirën e të gjithë serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat