Frashër Krasniqi: U desh t’ua nxjerrim SHIK-un që të ndalet VV-ja

Aktuale

Frashër Krasniqi: U desh t’ua nxjerrim SHIK-un që të ndalet VV-ja

Më: 31 maj 2019 Në ora: 00:32
Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se zbutjen e përplasjeve mes Vetëvendosjes dhe ish-anëtarëve të saj, tash pjesë e PSD-së, u desh ta arrinin përmes “nxjerrjes së SHIK-ut”.

“Me gjasë është dashur të flasim me fillim e të mos tregohemi etik”, ka thënë ai në Interaktiv për përplasjet e ashpra që patën me ish-partinë kur zyrtarizuan largimin.

“Sapo kemi nis të flasim, ata u ndalën. Besoj se tash e kemi kaluar atë fazë. Por është keq që u desh të bie niveli i debatit e t’u themi të vërtetat që s’duan të dalin e që të ndalen. Është mirë që u ndal. Por keq që u desh të nxirret e vërteta. Keq që u desh të nxirret SHIK-u për t’u ndal”, ka thënë Krasniqi.

Kjo deklaratë e Krasniqit vjen pasi deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, kishte thënë se deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut në të kaluarën.

Krasniqi më tej ka thënë se tash është bërë mirë që po flitet për politikë, teksa e ka quajtur pozitive iniciativën e LDK-së që të takohet me PSD-në për të bashkërenduar idetë opozitare. Ai ka mohuar të pranojë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, që dikur kritikohej ashpër nga VV-ja, po i bashkon VV-në dhe PSD-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat